Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pranvera e Pragës/Ç’mund të mësojmë nga përpjekja e dështuar për të reformuar komunizmin?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pranvera e Pragës/Ç’mund të mësojmë nga përpjekja e dështuar për të reformuar komunizmin?

Nga Mick O’Hare, “The Indipendent”/Pesëdhjetë vjet më parë, më 21 gusht 1968, qytetarët e Pragës u zgjuan duke parë tanket në rrugët e tyre. Për disa kjo nuk qe e papritur.

Ish-studenti aktivist, Pavël Kamenicki ishte ende në gjumë. “Në fillim mendova se ishte autobusi i universitetit që po përpiqej të gjente rrugën e duhur. Por më pas kur e kuptova se zhurma ishte shumë e madhe, kërceva nga krevati duke menduar:Ata kanë mbërritur!”.

Çekosllovakia kishte dominuar buletinet e lajmeve gjatë gjithë verës, pasi kryeministri i saj, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Aleksandër Dubçek, kishte filluar reformimin e strukturave të qeverisë së tij në fillim të atij viti.

Por tanimë, ajo që ishte bërë e njohur si Pranvera e Pragës, ose “socializmi me një fytyrë njerëzore” i Dubçek, ishte duke u shtypur nën zinxhirët e tankeve në sheshin Vençesllas.

Bashkimit Sovjetik, që druhej se mos humbte kontrollin e vet mbi shtetet satelite të Evropës Lindore, i ishte sosur durimi. Çekosllovakia dhe Dubçek, kishin vepruar në kundërshtim me doktrinën e udhëheqësit sovjetik, Leonid Brezhnjev.

“Kur forcat që janë armiqësore ndaj socializmit përpiqen ta kthejnë zhvillimin e një vendi socialist drejt kapitalizmit, ai bëhet jo vetëm një problem i vendit në fjalë, por një problem dhe shqetësim i përbashkët i të gjitha vendeve socialiste”- kishte deklaruar Brezhnjev

Forcat sovjetike, së bashku me ato të Polonisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, kaluan kufirin çekosllovak në orën 23 të mbrëmjes së 20 gushtit. Gjermania Lindore u tërhoq në minutën e fundit, kur u kuptua se pak më shumë se 2 dekadash pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, prania e trupave gjermane në tokën çeke dhe sllovake mund të çonte në pasoja të padëshiruara.

Të nesërmen në mëngjes, ushtarët e huaj ishin në kryeqytet, duke i ofruar mbështetje vëllazërore shokëve besnikë në Çekosllovaki. Tanke sovjetiket kishin ndërhyrë më herët në Europën Lindore të pasluftës.

Në fund të tetorit të vitit 1956, hungarezët u rebeluan kundër qeverisë së tyre marksiste-leniniste, dhe shpallën një administratë të re, duke u tërhequr nga Pakti i Varshavës dhe shpërndanë aparatin e sigurisë shtetërore të drejtuar nga komunistët. Por vetëm 2 javë e gjysmë më vonë, bota perëndimore u ndje e tronditur, por nuk lëvizi as edhe një gisht, teksa forcat sovjetike hynin në Budapest për të rivendosur autoritetin e Partisë Komuniste.

Megjithatë, kishte shpresa se Çekosllovakia mund të ishte ndryshe. 1968-a ishte natyrisht, një vit i revolucioneve dhe i protestave politike në mbarë botën. Por versioni çekosllovak, ishte në shumë aspekte një formë më e butë e mospajtimit. Dubçek nuk synoi në asnjë rast të përmbyste komunizmin, por vetëm ta reformonte atë.

Ekonomia e planifikuar e vendit, ishte në rënie përgjatë viteve 1960. Dubçek kishte zëvendësuar sekretarin e parë, Antonin Novotni në janar 1968, dhe kishte tentuar të zbuste sundimin e Partisë Komuniste duke toleruar ngritjen e institucioneve politike dhe organizatave, që nuk ishin të kontrolluara drejtpërdrejt nga partia.

U diskutua mundësia e një qeverie të re shumëpartiake. Ligjet më represive u anuluan, udhëtimi jashtë vendit u bë më i lehtë dhe liria e shprehjes, sidomos në media, u pranua. Sigurisht, Dubçek kishte krijuar një rreth vicioz. Reforma nxiste progresistët, dhe çoi në kërkesa për liberalizim të mëtejshëm.

Ndërkohë, komunistët e vijës së ashpër në Çekosllovaki dhe shtete të tjera klientë të sovjetikëve, kishin frikë nga humbja e pushtetit, dhe i kërkuan Dubçekut të ndalonte reformat. Brezhnjevi dhe politbyroja sovjetike, nisën të mësonin në detaje se çfarë po ndodhte në Pragë.

Në takimet me udhëheqësit sovjetikë, Dubçek besonte se i kishte bindur ata për besnikërinë e tij ndaj kauzës komuniste, dhe se reformat e tij të brendshme nuk po e sfidonin hegjemoninë e Moskës. Ai ishte gabuar:2.000 tanke, dhe mbi 250.000 ushtarë pushtuan vendin sipas urdhrit të Brezhnjevit.

137 qytetarë çekosllovakë u vranë duke rezistuar. Mes lutjeve ndaj qytetarët e tij që të mos luftojnë, Dubçek iku në Moskë. Ai u kthye në pak më shumë se një kukull e regjimit sovjetik, dhe u zëvendësua në fillim të vitit 1969. Një gjysmë milionë përkrahës të tij, u përjashtuan nga Partia Komuniste.

Anëtarët e NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara – tashmë të përfshira në Luftën e Vietnamit, dhe që synonin të ndërmjetësonin një marrëveshje çarmatimi me Bashkimin Sovjetik – e dënuan pushtimin, por nuk kishin ndërmend të ndërhynin. Pas kësaj, 300.000 çekosllovakë, shumë të kualifikuar, emigruan në perëndim, edhe pse autoritetet parandaluan shpejt largime të tjera.

Po çfarë i ofron 50 vjet më vonë ky revolucion i dështuar evropianëve të sotëm, që ende po përballen me trazirat politike dhe sigurisht në lindje të kontinentit, duke u marrë me qeveritë gjithnjë e më nacionaliste dhe shtypëse? Trashëgimia është komplekse.

Ndoshta çelësi për të kuptuar Çekosllovakinë e 1968-ës, është se ndryshe nga kryengritjet e ngjashme kundër klasës në pushtet, si në Evropën komuniste, por edhe në vende të tjera të botës Pranvera e Pragës nuk ishte një lëvizje e vetëm liberalëve.

Ajo kishte mbështetje më të gjerë, në disa breza, duke u mbështetur në traditat e forta të demokracisë që ishin zhvilluar në Çekosllovaki mes dy luftërave botërore, pas formimit të saj në vitin 1918.

Dy dekada pas përpjekjes së Dubçek për të reformuar komunizmin nga brenda, kryeministri i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, kërkoi ndjesë në emër të të gjitha kombeve të Paktit të Varshavës, duke deklaruar se pushtimi i Çekosllovakisë ishte një gabim, dhe se BRSS nuk duhet të kishte ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të një shteti tjetër sovran.

Ndoshta 1968-a na tregoi, se fasada e pasluftës e ndërvarësisë komuniste, internacionalizmit dhe besnikërisë vëllazërore ishte thyer. Aleanca ishte ndërtuar mbi themele të buta, dhe mbahej më këmbë vetëm falë represionit. Shkrimtari dhe historiani çek, Ivan Klima ka thënë se – për mirë apo keq – trashëgimia më e rëndësishme e Pranverës së Pragës ishte shkatërrimi i vonuar, por përfundimtar i lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Por paralajmërimet duhet ende të dëgjohen. Në një botë ku një Rusi e forcuar nacionaliste nën Vladimir Putinin, shfaqet gjithnjë e më tepër përtej kufijve të saj për të ngritur një bastion kundër NATO-s dhe BE-së, shembja e komunizmit dhe Pakti i Varshavës, nuk do të thotë një zvogëlim i njëkohshëm i militarizmit:aneksimi i Krimesë nga Rusia, na e ka treguar këtë shumë qartë.

Dhe – duke lënë mënjanë debatin e Brexit – qeveritë jo liberale në Sllovaki, Poloni dhe Hungari kërcënojnë të përmbysin konsensusin liberal të tregut të lirë të Bashkimit Europian. Kërcënimi, megjithëse i ndryshuar në ideologji, është ende i pranishëm.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: dështuarkomunizminmësojmëPërpjekjaPragëspranverareformuar

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
“Top Channel” plot surpriza, rikthen moderatoren pas 12 vitesh

“Top Channel” plot surpriza, rikthen moderatoren pas 12 vitesh

Një gazetë në fund të koshit të mbeturinave? Do mahniteni nga rezultati

Një gazetë në fund të koshit të mbeturinave? Do mahniteni nga rezultati

Keni diarre dhe dhimbje të forta barku? Mos konsumoni këto ushqime

Keni diarre dhe dhimbje të forta barku? Mos konsumoni këto ushqime

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com