Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Praktikat e lashta mjekësore, që mbështeten edhe nga shkenca bashkëkohore

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil
Praktikat e lashta mjekësore, që mbështeten edhe nga shkenca bashkëkohore

Mjekësia kineze, meditimi, hipnoza etj shihen shpesh si pseudoshkenca. Por ato janë në fakt praktika shumë të vjetra, që kanë ekzistuar dhe vënë në zbatim prej mijëra vjetësh.

Për shkak të rritjes së interesit në mbarë botën, shkencëtarët po kryejnë një numër të madh kërkimesh, për të provuar dhe zbuluar nëse ka ndonjë të vërtetë në këto fusha të çuditshme të dijes njerëzore. Le të shohim sesi disa prej studimeve më të mira, kanë arritur të vërtetojnë vetitë kurative të këtyre praktikave

Akupunktura

Teknika e lashtë e nguljes së gjilpërave në lëkurë në pikat strategjike të trupit, daton mijëra vjet më parë, ndërsa dëshmia e parë e dokumentuar i përket vitit 100 P.E.S.

Ajo përdoret ende gjerësisht në Kinë, për të trajtuar shkakun rrënjësor të gjendjes shëndetësore, në krahasim me qasjen simptomatike të mjekësisë perëndimore. Megjithatë, akupunktura po fiton njohje të shpejtë në Perëndim.

Shërbimin Kombëtar i Shëndetit në Britani, pranon se akupunktura inkurajon trupin të prodhojë endorfinën e cila lehtëson dhimbjen.

Ekzistojnë mbi 3000 studime klinike, që studiojnë përfitimet e akupunkturës tek një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh shëndetësore. Për shembull, Këshilli Britanik i Akupunkturës, thotë se nga studimet është vërejtur se veç të tjerash akupunktura ndihmon në rënien në peshë.

 Meditimi

Studime të ndryshme kanë treguar se meditimi sjell përfitime pozitive, si më shumë durim, vetëbesim, lumturi, një qasje më pak paragjykuese, qetësi, çlirim ankthi dhe më pak depresion, si dhe një ngushëllim në rritje në raport me pasiguritë e jetës. Këto përfitime, nga ana tjetër, sjellin më shumë energji fizike dhe energji për jetën.

Njëri nga studimet, mati efektin e “meditimit dinamik Osho” mbi nivelet e hormoneve të stresit, dhe nëse ai ka ndonjë efekt anti-stres, para dhe pas 21 ditëve nga meditimi.

Rezultatet treguan një ulje të konsiderueshme të stresit në fund të provës, e cila mund t’i atribuohet çlirimit të emocioneve të shtypura, ngërçeve psikologjike dhe traumave. Ekipi i studimit, tha se meditimi dinamik mund të përdoret për përmirësimin e stresit, por edhe për çrregullimet fizike dhe mendore të lidhura me stresin.

 Terapia e muzikës dhe tingujve

Muzika është një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë njerëzve. Është ajo që ndikon humorin dhe mund të lehtësojë shpirtrat tuaj, duke pasur një ndikim qetësues.

Hulumtimet e ndryshme, kanë provuar se dëgjimi i muzikës mund të reduktojë nivelet e stresit, dhe rrisë prodhimin e antitrupave të nevojshëm për të luftuar viruset dhe forcuar sistemin imunitar.

Ndërkohë, teknologjia më e fundit e shkencës, po provon se muzika dhe terapia e tingujve mund të kenë një ndikim shumë më të madh në shëndetin e njeriut. Muzikologu Entoni Holand

dhe kolegët e tij të shkencave në Kolegjin Skidmore studiuan në vitin 2013 nëse gjetja e frekuencës së duhur mund të shkaktojë shkatërrimin e një qelize kanceroze.

Duke zbuluar frekuencën magjike në vitin 2015, Novobiotronics publikoi një artikull mbi studimin e vet laboratorik mbi qelizat e leucemisë, duke pasur rezultate shumë premtuese. Në gjetjet e tyre, shkencëtarët raportuan një reduktim prej 61 për qind të qelizave të kancerit.

 Telepatia

A kanë provuar tashmë shkencëtarët se komunikimi telepatik, nuk është më një fantashkencë? Pothuajse. Një ekip studiuesish ndërkombëtare, kanë zhvilluar një mënyrë për të thënë “ç’kemi” me mendje, duke regjistruar sinjalet e trurit të një personi në Indi, dhe i kthyer ato në stimuj elektrikë në tru, për t’i transmetuar ato tek marrësit në anën tjetër të botës.

Është një telepati në modë, që përdor një proces të quajtur transmetimi sinaptik. Elektro Encefalo Grama (EEG, përdoret për të regjistruar aktivitetin elektrik duke aktivizuar neuronet në trurin e një pjesëmarrësi në testim. Mendimet e ndërgjegjshme të subjektit regjistrohen nga EEG, dekodohen nga një kompjuter, dhe i dërgohen me email studiuesve në Francë.

Stimulimi pastaj shpërndahet tek 3 pjesëmarrës të tjerë në eksperiment, duke përdorur një proces të quajtur stimulimi transkranial magnetik (TMS), i cili përdoret pulse ndaj trurit të marrësit.

Por a është kjo vërtet një telepati? Për shkencëtarët jo tërësisht. Ata preferojnë ta quajnë atë “transmetimin e informacionit nga një tru në tjetrin, duke përdorur mekanizma joinvazivë, por sërish fizikë”. 

Hipnoza

Hipnoza është e njohur gjerësisht në të gjithë botën, zakonisht si një lloj ndihme për të luftuar varësinë nga pirja e duhanit, për të rënë në peshë, ose zhdukur fobitë e ndryshme tek nje person.

Shumë njerëz e kanë frikë apo nuk besojnë atë. A është ajo një kontroll i mendjes? A është një punë e djallit? Apo është një mjet i vërtetë, që mund të përdoret për të përmirësuar shumë aspekte të jetës sonë?

Në vitin 2007, një ekip kërkimor në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai, botoi rezultatet e tyre studimit të tyre që tregonin se përdorimi i hipnozës para operacionit tek ë pacientet e prekur me kancerin e gjirit, jo vetëm që ulte sasinë e anestezisë të përdorur gjatë operacionit, por edhe sasinë e dhimbjes, vjelljeve dhelodhjes dhe në tërësi kohën dhe koston financiare të operacionit.

 Aroma-terapia

Aroma-terapia, është një metodë e lashtë e përdorur në Egjipt, Kinë dhe Indi prej mbi 6000 vjetësh për të përmirësuar shëndetin, dhe nxitur ndjenjat e mirëqenies. Paraardhësit tanë të lashtë, besonin se aromat e ndryshme ndikonin tek sistemet e ndryshme në trup. Për shembull, aroma e livandos mendohej se lehtësonte stresin dhe qetësonte trupin.

Aroma-terapia fitoi më shumë vëmendje në shekullin XX dhe atë aktualin, në përdorimin terapeutik, kozmetik, aromatik dhe shpirtëror. Dhe roli i saj mbi humorin, vigjilencën dhe stresin mendor u bë një temë e nxehtë në mesin e komunitetit shkencor kohët e fundit, me disa kërkues që shqyrtuan aktivitetin e trurit duke përdorur modelet EEG dhe FMRI.

Pacientët me depresion, kanë nevojë për doza më të vogla ilaçesh kundër depresionit pas trajtimit me aromat e agrumeve, ndërsa aroma e portokallit redukton ankthin tek pacientët dentarë.

Si funksionon kjo terapi? Mekanizmi i plotë i veprimit është ende duke u studiuar, por thënë në vija të trasha, një sinjal biologjik kapet nga receptorët e qelizave kur çlirohet aroma e një parfumi. Sinjali shkon në hipotalamus në tru, që nga ana e tij çliron hormonet serotoninë dhe endorfinë që lidhen me ndjenjën e kënaqësisë.

Tags: bashkëkohorelashtambështeturmjekësorepraktikatshkenca

TË LIDHURA

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?
Kuriozitete

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Kuriozitete

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

17:33 | 03/06/2025
Next Post
Tani në YouTube mund të dëgjoni dhe të shkarkoni muzikën edhe offline

Tani në YouTube mund të dëgjoni dhe të shkarkoni muzikën edhe offline

Koreja e Veriut nuk ndalet: Vazhdojmë me programin bërthamor

Koreja e Veriut nuk ndalet: Vazhdojmë me programin bërthamor

Jeta e çuditshme e Pitagorës, matematikan dhe udhëheqës kulti

Jeta e çuditshme e Pitagorës, matematikan dhe udhëheqës kulti

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com