Partia Republikane ka marrë një “PO” nga Aleanca e Partive Konservatore Evropiane. Kështu, kjo e fundit ka pranuar anëtarësimin e PR-së në aleancë.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Partia Republikane, e cila njofton se do të mbajë sot një konferencë, lidhur me anëtarësimin e saj në Aleancën e Partive Konservatore Evropiane.
Kujtojmë se më herët, ka qenë zv/presidenti i Rinisë Konservatore Evropiane, Jakub Sibak, ai që ka marrë pjesë në çadrën e protestës, duke e mbështetur atë.