Koncepti i zhvillimit të ekonomisë shqiptare, po bazohet mbi marrëdhënien direkte të një grupi të vogël biznesmenësh me qeverinë, të cilët po përcaktojnë politikat koncesionare sipas formatit Partneritet Publik-Privat, kur në fakt duhet të jetë vetë qeveria, që duhet të drejtojë politikat zhvillimore.
Ashtu siç u evidentua nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, që qeveria shqiptare po rrënon ekonominë e vendit me anë të PPP-ve, shumë prej këtyre koncesioneve po kërkohen nga vetë biznesi dhe biznesmenë të lidhur me qeverinë.
https://tiranatoday.com/dash-ben-per-uje-te-ftohe-qeverine-rama-korrupsion-i-larte-ppp-te-jane-problem/
Ndër rastet më flagrante të nxjerra edhe ‘Open Data Albania’ kanë të bëjnë me mirëmbajtjen apo ndërtimin e akseve rrugore veri-jug, ku sipërmarrës të afërt me qeverinë, përcaktojnë kushtet e garës së një tenderi. Ndërsa bëhen vetë ofertuesit kryesorë pa e kërkuar vetë qeveria, ministritë apo bashkitë përkatëse. Në këtë rast janë po këto kompani private, që fitojnë pikë ekstra si ofertuesit e parë dhe bonuse, duke penalizuar shumë garues të tjerë.
Sukseset “imagjinare” të Ramës: Kryeministri Rama ka bombarduar faqen e tij në Facebook me projekte ndërtimi rrugësh gjatë muajve të fundit, e ndërsa Raporti i DASH për Shqipërinë tregon një tjetër realitet të trishtë. U bë një kohë e gjatë që Rama shfrytëzon rrjetet sociale për të prezantuar projektet e tij, për ndërtimin e rrugëve të reja, e ndërsa raporti i DASH vë theksin tek korrupsioni e tek ‘kërcënimi’ i investitorëve’.
Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP, janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”, thuhet në raport. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as syrit kritik të Lulzim Bashës.
https://tiranatoday.com/basha-ia-ben-tete-me-dy-rames-ekonomia-po-vdes-mos-kerceno-investitoret/
Është tenderi për rrugën Orikum Dukat, i cili përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë. Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi.
Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Arbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë, do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.
Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro.
Sakaq, projekti i tretë i paketës “1 miliardë”, rruga Milot-Balldre, ka hyrë në fazën e prokurimit. Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë hapi këtë të hënë garën për këtë rrugë me një fond limit prej 20 miliardë lekësh. Më herët qeveria shpërbleu kompaninë A.N.K sh.p.k me një bonus 8.5 për qind të pikëve për ofertën e saj të pakërkuar lidhur me këtë rrugë, ç’ka nënkupton se kjo kompani do të hyjë me pikë eksta në garë, ndërkohë që kompani të tjera nuk kufizohen për të marrë pjesë në tender.
Sipas dokumenteve të bëra publike, projekti i propozuar perfshin ndertimin e segmentit rrugor “MILOT – BALLDRE”, si dhe ndertimin e tunelit me 1 portal ne malin e Rencit. Gjatesia e autostrades Milot-Balldren eshte 17.2 kilometra perfshire rrugen automobilistike kryesore dhe tunelin perkatesisht me keto gjatesi: a) Rruge automobilistike kryesore 15 km+570.35m b) Tuneli me 1 portal, me gjatesi 850m c) Ura e Matit, me gjatesi 620 m d) Ura e Drinit, me gjatesi 223.4 m.
Një tjetër aks, segment i rëndësishëm që lidh disa zona bregdetare me rivierën e jugut do të jepet me koncesion, për tu ndërtuar dhe mirëmbajtur. Firma “Gjikuria” ka marrë eskluzivitetin që të ndërtojë dhe mirëmbajë segmetin “Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Për ofertën e pa kërkuar të kësaj firme, qeveria e ka shpërblyer nëpërmjet një bonusi me 6 % të pikëve, ndërsa sipas kontratës, ministria përgjegjëse do ti japë kesaj firme edhe një këst “modest”, në momentin që janë kryer 25% të punimeve që parashikon kontrata.
Ja çfarë parashikon kontrata: “Objekti kryesor i kësaj procedure është dhënia me konçesion /PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Segmentit Rrugor “Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas parimit të “Projektit me Çelsa në dorë”. Kushtet thelbësore të kësaj procedure përfshijnë por pa u kufizuar kushtet e mëposhtme:
Objekti i kontrates se koncesionit/PPP: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”
Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 13 vjet
Aktivitetet për t’u kryer nga koncesionari: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”sipas standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues.
Burimet e të ardhurave të Koncesionarit: Një pagesë disponueshmërie vjetore e pagueshme nga Autoriteti Kontraktues për Koncesionarin. Pagesa e pare e këstit do te kryhet nga Autoriteti Kontraktues, kur Koncesionari te ketë kryer jo me pak se 25% te volumit te punimeve
Legjislacioni i zbatueshëm: Kontrata e Koncesionit do të rregullohet nga Legjislacioni në fuqi i Republikës së Shqipërisë.
Ka pasur një propozim të pakërkuar me analizat teknike ekonomike dhe financiare nga shoqëria “Gjikuria”, ku me anë të Vendimit Nr. 367, datë 20.06.2018 të Këshillit të Ministrave, i është dhënë bonusi prej 6 % të pikëve”.