Ditët e ngrohta të vjeshtës duket se pak nga pak po ia lënë vendin të ftohtit. E në këto kushte të vështira atmosferike, ka shumë persona të cilët flenë nëpër çadra e më keq akoma pa asnjë strehe mbi kokë. Shumë shqiptarë janë në mesin e atyre personave që flenë rrugëve të shteteve të botës për një të ardhme më të mirë. Ata aplikojnë për azil, por procedurat e miratimit të kërkesës apo refuzimit të saj zgjasin në kohë. Ndërsa nga ana tjetër nëpër vendet ku ata ngrenë çadrat shpesh përballen me evakuuim, apo refuzim nga ana e banorëve. Ky është edhe rasti i 22 personave, mes të cilëve edhe shqiptarë të cilët një ditë më parë janë larguar nga një tokë private në Chambery (Savoie), Farncë. Toka ishte pushtuar ilegalisht nga refugjatë shqiptarë dhe afrikanë, dhe sipas prefekturës për këta persona është gjetur një zgjidhje, raporton francebleu.fr.
Vendimi i gjykatës për ti evakuuar datonte që më 19 korrik. Gjykata e Rrethit Chambéry (Savoie) urdhëroi dëbimin e këtyre refugjatëve, dhe toka ishte në pronësi të një kompanie private.
Sipas Prefekturës në Savojës, zona paraqiste rizik për sëmundje infektive dhe të gjithë banorët e zonës kanë qenë të shqetësuar.
Akuzat e bëra nga ana e banorëve bënë që një ditë më parë shërbimet e shtetit të ndërhynin dhe të shkatërronin kampin e ndërtuar nga emigrantët.
Evakuimi i tyre ishte bërë në qetësi të plotë. Gjatë evakuimit, aty u vu re se kishte gra dhe burra nga Afrika Perëndimore (Guinea dhe Kongo në veçanti) dhe nga Evropa Lindore (Shqipëria dhe Kosova). Të 22 personat kishin aplikim për azil, dhe ata pas evakuimit u morën përsipër nga departamentet e Drejtorisë së Departamentit të Kohezionit Social dhe Mbrojtjes së Popullsisë (DDCSPP) dhe Zyra Franceze e Imigracionit dhe Integrimit (OFII). Për secilin prej 22 banorëve u gjet një zgjidhje për zhvendosje sipas Prefekturës./Tirana Today/