Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjithmonë ka kërkuar nga portierët që të kenë aftësinë të mira me topin në këmbë. Së fundmi ishte portieri brazilian, Ederson ai i cili bëri një veprim të mrekullueshëm “alla Ronaldinho” ose siç njihet ndryshe pasimi “no-look”.
Manchester City ishte duke u përballur me Watfordin dhe po fitonte me rezultatin 2-1, kur Ederson bëri atë veprim që i habiti të gjithë.