Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Populizmi është opiumi i popullit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Populizmi është opiumi i popullit

Nga Matt Mayer, “USNews”/Zgjedhjet italiane, prodhuan në fillim të marsit një fitues të qartë: populizmin.

Të dy partitë populiste, Lëvizja Pesë Yjet dhe Lidhja, mblodhën më shumën se gjysmën e votave. Edhe pse Lidhja ka thënë se nuk ka gjasa të formojë një qeveri koalicioni me Lëvizjen Pesë Yjet (dhe anasjelltas) fuqia e partive populiste dhe euro-skeptike, do të krijojë probleme brenda Europës dhe Bashkimit Evropian.

Ky rezultat mahnitës, erdhi pas zgjedhjeve në Gjermani në shtatorin e vitit të shkuar, gjë që rezultoi në mungesën e një qeverie të re deri në 2 javë më parë.

Në Gjermani, partia populiste, euro-skeptike, Alternativa për Gjermaninë, mori gati 13 për qind të votave, duke fituar vende në Bundestag. Kjo arritje tronditi parinë politike gjermane, pasi është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore, që një parti e ekstremit të djathtë bëhet pjesë e parlamentit.

Gjashtë muaj më parë në marsin e vitit 2017, populist i ethshëm Geert Wilders e udhëhoqi Partinë e tij të Lirisë (PVV), së bashku me partinë e re, Forumin për Demokraci (FvD) të udhëhequr  nga Thierry Baudet, drejt fitimit të 7 vendeve në parlamentin holandez. Megjithëse sondazhet parazgjedhore treguan se PVV po bënte shumë më mirë sesa ndodhi në realitet, fakti që PVV dhe FvD fituan vende, tregon një prirje të vazhdueshme rritëse për populizmin dhe euro-skepticizmin në Holandë.

Natyrisht, në SHBA në nëntorin e 2016-ës, populisti, jo-politikani Donald Trump tronditi shumëkënd, duke e mposhtur Hillary Clinton në garën presidenciale.

Platforma e Trump, u luhat midis pozicioneve tradicionale të republikanëve mbi taksat, rregulloret dhe emigracionin, dhe pozicioneve tipike të demokratëve mbi tregtinë dhe punësimin.

Ai fitoi disa shtete që nuk kishin votuar për një kandidat republikan që nga viti 1980, sepse ai fitoi mbështetjen e demokratëve të klasës punëtore, që kishin votuar dy herë për Barack Obamën.

Megjithatë, kjo valë populiste, filloi shumë përpara Trump. Ajo mund të shihej që në vitin 2014, kur Partia Britania e Pavarur, siguroi totalin më të madh të votave në Evropë në zgjedhjet parlamentare, dhe sërish në qershorin e vitit 2016, kur votuesit në Mbretërinë e Bashkuar, vendosën ta dalin nga BE-ja me 52 për qind të votave.

Unë kam drejtuar një mision fakt-mbledhës në prillin e vitit 2014, kur u takova me udhëheqës politikë në Londër, Paris, Amsterdam dhe Hagë.

Grupi ynë dëgjoi herë pas here se populizmi dhe euro-skepticizmi po rriteshin me shpejtësi, për shkak të Recesionit të Madh në vitin 2008, që pati një ndikim të madh negativ mbi evropianët e moshuar.

Dy vjet më vonë, në një mision të ngjashëm në kuadër të antiterrorizmit që më çoi në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, dëgjuam pa mëdyshje se qytetarët ishin të zemëruar dhe të frikësuar nga emigrimi masiv i emigrantëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.

Shumë nga fushata zgjedhore në Evropë që nga ardhja e këtyre emigrantëve, janë përqendruar mbi ndikimin e këtyre individëve mbi kulturën dhe sigurinë në kontinent, me një ndjenjë kundër politikës “gjermane”, siç pohohet edhe nga kancelaria gjermane Angela Merkel.

Me zgjedhjet e radhës në Hungari, Slloveni, Suedi dhe SHBA në vitin 2018, si dhe në Danimarkë, Finlandë, Greqi, Poloni, dhe raundin e ardhshëm të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian në vitin 2019, do të shohim nëse kjo valë populiste do të vazhdojë të zgjerohet, apo do ta humbasë potencialin e saj.

Duke pasur parasysh pasigurinë globale, për shkak të ndryshimit të politikave nga SHBA mbi tregtinë dhe tarifat, rritja e pritshme e migrimit masiv nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në Evropë, kurthet e mundshme që shoqërojnë përpjekjet për të trajtuar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, gjasat për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Iranit dhe përgjigjet ndaj sulmit të supozuar rus me armëve kimike në Britaninë e Madhe..ekonomitë e Perëndimit mund të shohin nivele të mëdha paqëndrueshmërie, dhe bien në një recesionin ciklik që do të zgjasë shumë.

Realiteti i thjeshtë është se vetëm rritja e vazhdueshme ekonomike dhe rritja e prosperitetit, kanë gjasa të ngadalësojnë apo të ndalojë rritjen e populizmit në Perëndim.

Nëse, siç thonë disa ekspertë, recesioni i ardhshëm do të jetë më i rëndë se sa Recesioni i Madh i vitit 2008, populizmi jo vetëm që do të rritet, por do të shpërthejë në një mënyrë që shumë pak njerëz mund të parashikojnë, dhe madje edhe më pak që mund ta kontrollojnë.

Karl Marx, thoshte në vitin 1844 se feja ishte opiumi i popullit. Megjithatë sot, opiumi i masave është populizmi, dhe shumë njerëz duket se janë të ndërvarur prej tij me çdo vit që kalon.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: opiumipopulizmipopullit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Përballet nesër me gjyqtarët e vetingut, ja pasuria e Vitore Tushës

Përballet nesër me gjyqtarët e vetingut, ja pasuria e Vitore Tushës

Krimi i dyfishtë, vajza e shqiptarit vrasës rrëqeth me deklaratën e saj

Krimi i dyfishtë, vajza e shqiptarit vrasës rrëqeth me deklaratën e saj

Atentati në Skrapar/Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku

Atentati në Skrapar/Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona
Aktualitet

Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

by mirseda
18:46 | 28/03/2026
0

Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se kryeqyteti do të ndahet në...

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari vritet nga babai, plagosen nëna dhe motra

18:44 | 28/03/2026
Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

Parandalohet sulmi me bombë në Paris/ Kapet autori para aktivizimit

18:41 | 28/03/2026
PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

PS nis rienergjizimin në Tiranë/ Rama: Nevojë për ristrukturim të kryeqytetit

18:41 | 28/03/2026
Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

18:39 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com