Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Populizmi dhe nihilizmi rus, si prelud i terrorit komunist dhe terrorizmit të epokës moderne

8 vjet ago
in Të Gjitha
Populizmi dhe nihilizmi rus, si prelud i terrorit komunist dhe terrorizmit të epokës moderne

Të dielën e 13 marsit 1881 në Shën Petërsburg, revolucionarët rusë kryen aktin e tyre më spektakolar: vrasjen e Car Aleksandrit II të dinastisë Romanov. Mbreti, i shoqëruar nga gruaja e tij Ekaterina Mihajlovna Dolgorukova, pas parakalimit të rojeve, rifilloi udhëtimin e tij, kur karroca perandorake u shënjestrua nga një bombë e hedhur nga një terrorist që kishte zënë pritë në anë të rrugës.

Shpërthimi ishte i tmerrshëm, ushtarët kozakë që e shoqëronin dhe dy fëmijë u plagosën, ndërsa Cari mbeti i pa lënduar. Ai doli menjëherë jashtë për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve, por një tjetër revolucionar hodhi një bombë të dytë. I plagosur në fytyrë dhe me këmbët e copëtuara, Cari dha shpirt pak më vonë në Pallatin e Dimrit.

Pasi kishte anuluar bujkrobërinë 20 vjet më parë, mbreti ishte gati për t’u angazhuar në një seri reformash të tjera liberale. Por kjo nuk u interesonte vrasësve të tij fanatikë, të cilët qenë të gatshëm që me anë të dhunës të ndërtonin një shoqëri të re. Një transformim i qetë i perandorisë, dhe evoluimi i saj i mundshëm në rrugën e reformave “borgjeze”, mund të legjitimonte politikën e Carit dhe reduktonte veten në rangun e një pakice të margjinalizuar dhe në fakt të alienuar ndaj shoqërisë së vërtetë ruse.

Origjina e nihilizmit
Revolucionarët që sapo kishin kryer sulmin, qenë ithtarët e një ideologjie të formuar gjatë viteve 1860, dhe që zëvendësoi “perëndimorizimin” e të një pjese të aristokracisë, me “sllavofilinë” e të gjithë atyre që sfidonin modelin liberal evropian. Ata e bazonin armiqësinë e tyre ndaj despotizmit, me evokimin e një tradite të mëhershme ruse, të përfaqësuar nga Pjetri i i Madh (1672-1725) dhe Iluminizmi. 

Çlirimi i bujkrobërve i vendosur në vitin 1861, dhe reforma e tokës që e kishte shoqëruar atë, nuk kishte kënaqur aspak popullisinë rurale, e përfshirë në një rritje spektakolare demografike, në një kohë që një e treta e tokës kishte mbetur ende në duart e pronarëve të mëdhenj.
Rinia studentore, e gatshme për t’u mobilizuar kundër një sistemi të gjykuar si të padrejtë por edhe anakronik, u josh në këtë pikë nga “populizmi”, të cilin më pas shkrimtari i njohur Ivan Turgenjev e identifikoi si “nihilizëm”. 

Në vitin 1862, studenti 19- vjeçar Pjetër Grigoreviç Zaiçnevski, publikoi “Shpallja e një të riu rus”, përmes së cilës i bënte thirrje njerëzve për të “rrëmbyer pushtetin me dhunë, dhe derdhur lumenj gjaku”. Ai dëshironte shfarosjen e familjes perandorake dhe drejtuesve të aristokracisë, duke përfshirë edhe ata që tundoheshin nga një lloj reformizmi alla “Perëndimor”: ‘‘Në një besim total tek vetja dhe forcat tona, me mbështetjen e popullit, dhe duke besuar në të ardhmen e lavdishme të Rusisë, ne do të lëshojmë klithmën tonë të bejetës. Rrembeni thikat… Vritini nëpër rrugë, nëse këta derra guxojnë të shfaqen në publik, vritini edhe në shtëpitë e tyre, në qytete dhe fshatra! Mos harroni se kush nuk është me ne, është kundër nesh, dhe se të gjithë armiqtë duhet të shfarosen!”
Megjithatë, rebelimi i një pjese të rinisë studentore, mbetej nën kontroll, në masën i mungonte një doktrinë koherente. Themeluesit e populizmit dhe nihilizmit (Nikollaj Gavriloviç Çernishevski, Nikolaj Dobroljubov dhe Dimitri Ivanoviç Pizarev), do t’i siguronin superstrukturën doktrinore këtij projekti.

Shoqëria ekzistuese duhet të zhduket
Nikolaj Gavriloviç Çernishevski, djali i një prifti të krahinës, u frymëzua nga materializmi perëndimor. I arrestuar në vitin 1862, dhe më pas i internuar në Siberi, ai do të kalonte aty plotë 20 vjet. Ai ishte mbështetës i aleancës së fshatarësisë dhe intelektualëve revolucionarë, të investuar së bashku me misionin e parandalimit që Rusia t’i dorëzohej kapitalizmit dhe perëndimorizimit.
Autor i një romani të shkruar në burg “Ç’duhet bërë?”, ai do të përshkruante njeriun e ri, të përkushtuar me trup e shpirt ndaj revolucionit. Heroi i tij, Salavat Reshmetov, është modeli i revolucionarëve rusë të fundit të shekullit XIX, të atyre që Fjodor Dostojevski i paraqet tek “Demonët”, dhe që do të shfaqen më vonë tek “Të drejtët” e Albert Kamysë.
Një nga ithtarët e Çernishevskit ishte Nikollai Dobroljubov, që bënte një jetë askete dhe mbronte shtetëzimin e mjeteve të prodhimit. Ndërkohë publicisti Dimitri Ivanoviç Pizarev, kërkonte sakrifikimin e shoqërisë ekzistuese në funksion të ardhjes së një bote të re, e cila do të garantonte lumturinë për të gjithë njerëzimin.

Dhe pikërisht mbi këto mendime, Turgenjev shpik në romanin e tij “Etër dhe bij” termin e “nihilistë”. Ai identifikon ithtarët e ndryshëm të politikës së ‘‘tabula rasa”-s, që përfshinte shkatërrimin total të shoqërisë, si një parakusht për ardhjen e një shoqërie tjetër të ndriçuar, bazuar në besimin absolut tek virtytet e popullit.

Ky besim, tek i cili filozofi Nikollaj Aleksandroviç Berdjaev, identifikoi një natyrë thuajse fetare, duhej të nxiste militantët të pranonin sakrificën e jetës, por legjitimonte edhe përdorimin e dhunës ekstreme nëse shihej e nevojshme, për t’i dhënë fund një bote të asimiluar nga e Keqja absolute.

Kërkimi i drejtësisë justifikon masakrat
Në këtë kontekst ideologjik, do të krijohen në Rusi në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të, grupet e para klandestine revolucionare, që praktikojnë terrorizmin si mënyrën e tyre të veprimit. Zemlia i Volia (Toke dhe Liri) apo Organizata, një grupim tjetër që vendosi përdorimin e akteve të dhunshme. Militantët e tyre, qenë të bindur se veprimet spektakolare dhe brutale, do të ishin në gjendje të zgjonin nga gjumi masat fshatare.

Në prillin e vitit 1866, studenti Dimitri Vladimiroviç Karakozov qëlloi mbi Carin dhe u dënua me vdekje. Tentaviva e vrasjes së mbreti, erdhi pas zhgënjimit me heqjen e robërisë. Vrasja politike u bë normë. Nga ekzili i tij në Zvicër, Mikail Alesandroviç Bakunin, mbështeti kryengritjen e masave fshatare për të shkatërruar shtetin dhe shoqërinë borgjeze, një ide që e propagandoi edhe Vladimir Uljanov Lenin rreth 40 vjet më vonë.

Revolucionarët socialistë ringjallin terrorizmin
Grupet terroriste rifillojnë aktivitetet e tyre në vitet e para të shekullit të ri, kur ndodhi krijimi i Partisë Socialiste Revolucionare, fryt i bashkimit të grupimeve të ndryshme klandestine. Partia u jepte përparësi veprimeve të ligjshme, ndërsa përdorimi i terrorizmit qe rezultat i mobilizimit të rinisë rebele studentore.

“Detashmentet luftarake” të Partisë Socialiste Revolucionare – që më vonë do të mësohej se drejtoheshin nga Evno Fizeleviç Azef, agjent sekret dhe informator i policisë – rinisin përdorimin e metodës së vrasjeve politike. Në vitin 1901, hapet një cikël i ri i dhunës me vrasjen e Ministrit të Arsimit, Nikollai Bogolepov. Një vit më pas, ekzekutohet Ministri i Brendshëm Dimitri Sipjagin nga hebreu Stefan Balmashov. Në vitin 1904, bie viktimë e sulmit terrorist të Egor Sergeheviç Sozonovit, Ministri i Brendshëm, Vjaaçesllav von Plehve.

Një fat të ngjashëm pati edhe Duka i Madh Sergej Aleksandroviç Romanov, i vrarë nga Ivan Kaljaev në shkurtin e 1905-ës. Në vjeshtën e vitit 1906, një vit pas revolucionit të dështuar të vitit 1905 – një sulm me eksploziv shkatërroi rezidencën e kryeministrit Pjotër Stolipin, projektet politike të të cilit përfaqësonin mundësinë më të mirë për të reformuar Rusinë.

Ministri iu kundërvu grupeve terroriste përmes goditjeve metodike, por kjo nuk do të parandalonte vrasjen e tij në Kiev në 14 shtator 1911. Nga mërgimi Lenini i dënoi këto lloj vrasjesh. Por sapo filloi Revolucioni i Tetorit, bolshevikët do të përdornin gjerësisht terrorin masiv, duke u dëshmuar si trashëgimtarët moderne të populistëve dhe nihilistëve të shekullit të kaluar. Ëndrrat e arkitektëve të “tabula rasa”-s, qenë duke u realizuar.

Tags: komunistnihlizmi ruspopulizmiterroriterrorizmi

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Kriza politike, çfarë do të thotë sot Uashingtoni për lojërat e politikanëve shqiptarë?

Yee: Ballkani Perëndimor në gjendje të mjerueshme. Nuk e arrin BE-në as për 30 vjet

Shtypi i ditës, 6 korrik 2017

Shtypi i ditës, 6 korrik 2017

Shtypi nga bota, 6 korrik 2017

Shtypi nga bota, 6 korrik 2017

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com