Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Policia rrethon shtëpinë e deputetit Albin Kurti, pritet arrestimi

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Policia rrethon shtëpinë e deputetit Albin Kurti, pritet arrestimi

Policia e Kosovës ka rrethuar mëngjesin e sotëm shtëpinë e Albin Kurtit te Parku i Qytetit.

Rrethimi vjen pas lëshimit të fletë-arrestit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Veç Kurtit, pritet që të paraqiten në gjykatë edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli.

Seanca e fundit ishte planifikuar më 10 tetor, por u shty në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit. Këta të fundit munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.

Sipas Prokurorisë, se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta nga gazi lotsjellës në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për përdorim të mjeteve të rrezikshme dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Deputetët e kanë cilësuar këtë akuzë si politike. 

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, deputetja tjetër e VV-së, Albulena Haxhiu që duhet të paraqitet për të njëjtin rast, është në banesën e saj. Ajo konfirmoi për Periskopin se nuk e ka ndërmend të paraqitet në gjyaktë, pasi thotë se është paraqitur disa herë për këtë rast.

Haxhiu tha se nuk do të shkojë më në këtë gjykatë për shkak se këtë rast e udhëheq i njëjti gjykatës (Beqir Kalludra), i cili ka dënuar katër aktivistët e VV-së për sulmin ndaj Kuvendi të Kosovës, dënim të cilin VV e konsideron politik.

“Unë pata shku se mendova se duhet me u ballafaqu me ta. Por më nuk do të shkojmë. Është gjykatësi i njëjtë që ka dënuar aktivistët tanë”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk e mohoi që mund të dërgohet me dhunë nga Policia në gjykatë, por tha se VV është mësuar tashmë me këtë gjë. Ajo tha se VV nuk do t’i nënshtrohet gjyaktësit Kalludra:

“Ne tashmë jemi mësuar me këto veprime që kanë qëllim persekutimin e VV-së. Nuk do t’i nënshtrohemi një sistemi të kapur siç është ky shtetëror. Ky sistem vepron nën urdhrat e Klanit Pronto”.

 

Tags: Albin KurtiAlbulena Haxhiupritet arrestimirrethohet banesa

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Pse Rama u dërgoi letër krerëve të BE-së? Si punoi nën ujëra duke fajësuar opozitën

Pse Rama u dërgoi letër krerëve të BE-së? Si punoi nën ujëra duke fajësuar opozitën

Meta komenton raportet me Ramën: Zero ndikim tek unë si President

Meta komenton raportet me Ramën: Zero ndikim tek unë si President

Tregtuesit ekonomikë të KESH, humbja 31 milionë euro në fund të shtatorit

Tregtuesit ekonomikë të KESH, humbja 31 milionë euro në fund të shtatorit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com