Policia e Kosovës ende nuk ka të dhëna të plota që konfirmojnë lajmin e vrasjes së xhihadistit shqiptar, Lavdrim Muhaxheri.
E kontaktuar nga gazeta Express, Policia e Kosovës, bën me dije se “posedojmë informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri por, referuar situatës atje, kemi informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”.
Përveç medieve të Kosovës, vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.
Ai ka njoftuar në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.