Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia bën namin, në një javë ndalon 54 të “fortë”

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, pranga 44-vjeçarit

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka në një deklaratë për mediat ka bërë me dije detaje nga operacioni “Ndëshkimi i të fortëve”.

Në një dalje për mediat Loka tha se: “Brenda kësaj jave janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë apo si prishës të rendit, të konsideruar si “Të fortë’, arrestimi i tyre është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar”.

DEKLARATA E PLOTË

Siç është bërë me dije, që nga mesi i muajit shtator e në vazhdim, Policia e Shtetit ka nisur një Operacion të gjerë policor për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndëshkimin e autorëve të veprave penale, dhe kontrollin e plotë të territorit, përmes operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.

Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale në DPPSH, FNSH, e posaçërisht forcat “RENEA” janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e detyrave të përcaktuara në këtë Plan operacion policor.

Sot jam këtu për të prezantuar rezultatet më të rëndësishme konkrete të javës që lamë pas. Brenda kësaj jave janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë apo si prishës të rendit, të konsideruar si “Të fortë’, arrestimi i tyre është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Konkretisht:
– 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
– 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
– 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
– 5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:
– 8 armë zjarri;
– rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë;
– rreth 110 kg Cannabis.

Kështu dje në Kurbin, në vijim të Forcës së Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Gjorm” ku si rezultat është sekuestruar 96 kg Cannabis dhe është prangosur poseduesi i saj, Agron Tafaj, 46 vjeç.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë kanë bërë ndalimin e një shtetasi kosovar nga Istogu të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri. Ai është Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor:

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj., janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak.

“Forca e Ligjit në Territor” përmes operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë ditë pas dite, javë pas jave, duke ndëshkuar ashpër me autoritetin dhe forcën e ligjit çdo individ që tenton apo shkelë ligjin, guxon të sfidojë autoritetin e shtetit dhe jetesën normale të qytetarëve, rendin e qetësinë publike.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë, mbrojtjen e rendit, e qetësinë publike, respektimin e ligjit nga të gjithë, për vendosjen e autoritetit të shtetit. Kjo duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit për çdo incident apo problematikë tjetër që mund të konstatojnë, përmes telefonatave në numrat falas 112 e 129.

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Grekët të pashpirt ndaj shqiptarëve, ja çfarë ka ndodhur me ta

Grekët të pashpirt ndaj shqiptarëve, ja çfarë ka ndodhur me ta

E dini sekretin e pjekjes së gështenjave? Këtë përbërës e keni në shtëpi

E dini sekretin e pjekjes së gështenjave? Këtë përbërës e keni në shtëpi

Ministri i dorëhequr mburret me arritjet e policisë: Daullexhinjtë avazin!

Ministri i dorëhequr mburret me arritjet e policisë: Daullexhinjtë avazin!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com