Policia e Pogradecit dhe ajo e Tiranës kanë parandaluar një vrasje të trefishtë. Blutë kanë arrestuar Lorenc Kuqon, 35-vjeç, i cili kishte planifikuar të vriste 3 persona me të cilët kishte konflikte të hershme.
Arrestimi i tij u bë pas disa konflikteve për motive të dobëta me shtetasit L.T., dhe dy nipërit e tij, shtetasit D.M. dhe E.M.
Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë, e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal.
Gjithashtu, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë.