Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Plas tek Kukësi/ Gjici: Mu hiqni sysh, asnjë kokërr leku s’keni për të marrë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Plas tek Kukësi/ Gjici: Mu hiqni sysh, asnjë kokërr leku s’keni për të marrë

Humbja ndaj Skënderbeut ka bërë që tek Kukësi të plasin debate të ashpra mes presidentit Gjici, trajnerit Milinkoviç dhe menaxherit Halili. Gjici i ka thirrur të gjithë në zyrë pas ndeshjes dhe nuk është kursyer aspak ndaj lojtarëve për ndeshjen e fundit dhe vendin që mbanë Kukësi në renditje. Po ashtu ka pasur edhe skena ku për tu shfajësuar ia kanë ngecur njëri tjetrit drejtuesit e klubit fajin.

Debat me tone të larta është mbyllur me një kërkesë nga presidenti i cili ka vendosur objektiva për 3 ndeshjet e radhës. Ja debati i plotë mes numrit 1 të kuksianëve, menaxherit Naim Halili, si dhe trajnerit Milinkoviç, i zbardhur nga Panorama Sport.Image may contain: 4 people, people playing sports and outdoorDEBATI I PLOTË

GJICI, TË PRANISHMËVE: Ju kam thirrur këtu të gjithëve sepse morëm një humbje, e cila na nxjerr nga gara për titull e kjo tërësisht për fajin tuaj të gjithëve që jeni këtu. Ca më keni kërkuar dhe se kam bërë? Kështu që turp të keni të gjithë që ne jemi në këtë gjendje. Ca ishte kjo humbje, ma thoni ju mua, ca ishte kjo humbje? Por, do ta shikoni ju të gjithë, dëgjojeni mirë ca ju thotë Safeti. Me djersën time nuk ka burrë nëne të tallet. Sot nuk dilni nga këtu pa gjetur shkaqet pse ne humbëm dhe pse jemi 9 pikë larg vendit të parë.

GJICI, FUTBOLLISTËVE: Po ju ç’e kishit atë ndeshje? Më kërkuat rrogat. Më thatë që na jep rrogat e do fitojmë ndeshjen, jua dhashë, pse nuk fituat ore mashtrusa, pse nuk fituat, ca doni të bëj më unë për ju? Stafi ju ka qëndruar mbrapa gjatë gjithë kohës, ndërsa ju, ja ça bëtë atje, ça doni më? Tani 9 pikë në tre takimet e radhës ose m’u zhdukni të gjithë, nuk dua t’ju shoh më me sy. Futbollistët nuk reagojnë. Gjici, trajnerit: Sipas teje pse nuk fituam, nuk e kuptoj pse ne jemi në këtë gjendje. Ca më keni kërkuar, ua kam plotësuar.

MILINKOVIÇ: Ke të drejtë, ne bëmë çfarë ishte e mundur, por bëmë gabime shumë në fushë, lojtarët nuk zbatuan detyrat që unë iu dhashë në fushë.

NDËRHYN MENAXHERI HALILI: Si more i pacipë ua hedh fajin lojtarëve, po çfarë trajneri je ti? Kur nuk të binden lojtarët, atëherë largohu. Nëse s’të binden lojtarët atëherë hap krahun, ik, largohu. 9 pikë mbrapa do të thotë shumë për Kukësin, në momentet tona më të këqija historike nuk kemi qenë kurrë kaq mbrapa. Faji është i yti. Ke pasur kohë mjaftueshëm, ndaj të gjitha këto tregojnë që je i paaftë.

NDËRHYN GJICI: Ti Naim e ke fajin që ke bërë merkaton, ti nuk ke sjellë lojtarët e duhur.

HALILI: Po a nuk ishte ky (i drejtohet trajnerit) që më kërkoi Koliçin, Allën dhe Kërkotiç, e më tha që më sill këta të tre dhe jam kampion. Ia solla, ku është tani. Ky do të gjejë të keqen te lojtarët, por ky është e keqja. Trajneri ka gabuar në zëvendësime, nuk di të lexojë lojën, dje nuk nxori nga loja një lojtar në mesfushë dhe një prej sulmuesve që nuk ishin në nivelin e duhur, por as këtë nuk është në gjendje ta dallojë, kështu që të largohet.

GJICI: Atë e vendos unë, jo ti, trajneri nuk do të largohet. Dua tri fitore radhazi, 9 pikë, ndryshe nuk dua të shoh asnjërin prej jush këtu. Dhe ekipi s’ka më asnjë lekë. Më thanë që na jep rrogat dhe nëse nuk fitojmë, nuk duam më asnjë lekë, tani s’kanë më asnjë lekë. Përgatituni të gjithë mirë se më nuk fal askënd, të pafytyrë që më nxitë faqen me këto rezultate.

Më pas vijojnë debatet, por me tonë më të ulëta, ku Gjici kërkon me ngulm tri fitoret e më pas do zbatohet strategjia e merkatos duke u bazuar te vendi që Kukësi do të zërë në fund të fazës së dytë. Pas përfundimit të takimit, palët janë larguar, ndërkohë që trajneri Milinkoviç do të vazhdojë punën duke pasur votëbesimin e presidentit Gjici, i cili ka vënë veton përqendrimi e tij.

Tags: asnjëGjicihiqnikokërrKukesilekumarrëplasS’kenisysh

TË LIDHURA

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur
Sport

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025
Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë
Sport

Juventusi ndalet sërish edhe me Zhegrovën në fushë, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

20:18 | 27/09/2025
Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi
Sport

Pakënaqësi te Serbia para Shqipërisë, mesfushori: Nuk ka vend për mua me atë trajner që kemi

19:02 | 27/09/2025
Next Post
“Goditja e famshme e Ferguson”/ Beckham: Ja si përfundoi këpuca në kokën time

“Goditja e famshme e Ferguson”/ Beckham: Ja si përfundoi këpuca në kokën time

Zbehet protesta e VMRO-DPMNE, Gruevski “tradhton” mbështetësit

Zbehet protesta e VMRO-DPMNE, Gruevski “tradhton” mbështetësit

Brexit/ Dështon marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së

Brexit/ Dështon marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com