Zënka verbale shpërthen në përleshje masive në një kafene në Tetovë, ku si pasojë e përleshjes dhe goditjeve me sende metalike mbeten të plagosur disa persona, përfshirë edhe persona të tjerë që nuk kishin lidhje me ngjarjen-njofton TetovaSot.
Sektori për punë të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër personave me inicialet A.R. 32 vjeç, E.Z. 33 , B.N. 32, M.G. 22, F.D. 20 dhe C.D. 18 për kryerjen e veprës penale të “dhunës”.
Siç raporton policia e Tetovës, në një objekt hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshje verbale të mëparshme ndërmjet S.D. dhe A.R., ka shpërthyer përleshja fizike, në të cilën janë përfshirë edhe të denoncuarit e tjerë, ndërsa janë përdorur edhe pjesë metalike dhe pjesët e inventarit nga objekti kafenesë, që me lëndime përfunduan edhe disa nga mysafirët e pranishëm në objekt.