Raportohet për plagosje me thikë në lagjen nr.1 në Sarandë.
Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës, teksa nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.
I plagosuri i identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, ai ka plagë me thikë në gjoks, por gjendja për momentin raportohet të jetë jashtë rrezikut.















