Një ditë pasi qëlloi me thikë gruan duke e lënë të plagosur rëndë është arrestuar shqiptari në Athinë.
Mediat greke bëjnë më dije se Mirosh Bardhi, 45-vjeçari që plagosur rëndë gruan e tij, Anxhela Bardhi, ka rënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë që gruaja e tij ndodhet ende në gjendje kome dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Sipas mediave greke autori kishte ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e xhelozisë për bashkëshorten.