Greqia edhe pse administroi minutazhin më të madh të pjesës së prë në asnjë moment nuk arritën të rrezikonin postën e mbrojtur nga Subasic. Në fushë shihet një Greqi ndryshe nga ajo që u shfaq pak ditë më parë në Zagreb, ku u shpërfytyrua 4-1. Ky rezultat po ndikon edhe në ndeshjen e sotme, pasi helenët po shfaqen mjaft mirë dhe u ka munguar vetëm finalizimi.
Nga ana tjetër kroatët vijnë mjaft të qetë dhe nuk janë duke sulmuar me të gjitha fuqitë. Ata janë pothuajse të kualifikuar për në botërorin e Rusisë dhe u duhet vetëm të administrojnë rezultatin, gjë që po e bëjnë mjaft mirë. Madje rastin më të pastër për të shënuar e kishin pikërisht ata me anë të anësorit të Interit, Perisic i cili godet në mënyrë fantastike nga jashtë zone por topi prek shtyllën.