Deputeti socialist Pjerin Ndreu nuk i hedh poshtë zërat që flasin se ai kërkon të kandidojë për kryetar Bashkie në Lezhë, në zgjedhjet lokale të qershorit. Ai jep edhe arsyet se pse kërkon të jetë në këtë post.
“Lezha ka nevojë për ndryshim, kjo është kryefjala. Ajo lloj sjellje administrative nuk po hy në politike, është skandaloze” deklaroi Ndreu nw njw intervistë në emisionin “Politika Online”
Është stili im i të vepruarit. Të flasim qartë, nuk kam çfarë fsheh. Unë nuk e gjej veten aty ku duhet duke qenë parlamentar. Ta them troç. Kjo është çështje edukate, sjelljeje, mënyrë formimi. UNë jam lojtar terreni që të luaj në terren. Ta marr një detyrë e ta bëj unë, ta bëj mirë apo keq mbaj përgjegjësi unë për atë. Unë nuk shpreh dot atë që kam mundësi ta shpreh dhe nëse e shpreh jam kundra kohë. Ka një gjë politika shqiptare që duhet të jesh dakord me një gje që në fakt ti nuk je i bindur pse je dakord. Këtë problem e kanë shumë depytetë nuk jam vetëm unë. Por unë e kam shumë problem. Kam pasur edhe mosmarrëveshje me drejtues të PS spese shpesh herë më duhej të mbaja qëndrimet e mia personale, por që nuk janë pritur mirë. Fatkeqësisht në politikë jam detyruar të bëjë dhe kompromisë që nuk i kam dashur.
I pyetur për kandidaturën e Eduard Ndocajt për këtë bashki, deputeti socialist deklaroi: Flasim për gjëra më serioze. Nëse do gallat hajde bëjmë gallat. Nuk kam konkurrim unë me nivele të ulëta. Mos e banalizo muhabetin. Refurzoj të të jap përgjigje, nuk ëhstë pyetje për mua. Unë konsideroj vetëm Partinë Demokratike, të tjerët janë fluska sapuni. Vendimi final do merret me daljen zyrtare të emrit.