Është duke u luajtur në “Olimpico” sfida mes Romës dhe Milanit e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A. Një ndeshje tepër deçizive, ku përballë janë 2 skuadra që luftojnë për të zënë një vend që të çon në Ligën e Kampionëve, sezonin që vjen.
Milani ka mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të sulmuesit polak, Piatek. Ishte braziliani Paqueta që këmbëngul dhe fiton topin e më pas depërton mjaft mirë n zonë duke dhënë një asist për polakun e veshur kuqezi vetë pak ditë më parë.