Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Pesë shoqëritë e vjetra sekrete që veprojnë ende në SHBA

5 vjet ago
in Kuriozitete
Si mund të anëtarësoheni në një lozhë, dhe si është jeta e një masoni

Shoqëritë sekrete, kanë ekzistuar të paktën që prej viteve 1500. Këto organizata ishin thuajse gjithmonë vëllazërore, me disa prej tyre që kishin degë të veçanta edhe për gratë. Shoqëritë e fshehta arritën kulmin e tyre menjëherë pas Luftës Civile në SHBA, duke mos lejuar bashkimin e skllevërve të sapoçliruar, dhe duke mbështetur diskriminimin racor. Le të shohim disa nga organizata sekrete më të rëndësishme që kanë vepruar ose veprojnë ende në Amerikë:

Frimasonët

Shoqëria më e madhe sekrete në botë, besohet se është themeluar në Britaninë e Madhe në vitet 1500 nga një grup muratorësh. Megjithëse ka teori që thonë se origjina mund të jetë edhe më e lashtë deri tek Kalorësit Templarë në Jeruzalemin e Mesjetës, apo edhe deri në Egjiptin e Lashtë.

Synimi i tyre ishte mbajtja sekrete e teknikave të ndërtimit të mureve. Me zbulimin dhe popullimin e Botës së Re, frimasonët shkuan nëAmerikë,duke nisur ngritjen e llozhave të para masonike në fillim të viteve 1700. Shumë nga etërit themelues ishin amerikanë me ndikim të hershëm, përfshirë Benxhamin Frenklin, Xhejms Monro, Xhon Hankok dhe Xhorxh Washington.

Aktualisht kjo shoqëri sekrete ka rreth 5 milionë anëtarë. Përdorimi i kodeve dhe rregullave sekrete, janë ato që i bëjnë masonët diskretë. Disa besojnë se ata janë adhurues të Satanit

apo të një partie të veçantë politike. Dega masone për gratë quhet Urdhri i Yllit Lindor.

Urdhri i Pavarur i Bashkëpunëtorëve të Rrallë

Disa historianë thonë se kjo organizatë është krijuar midis shekujve XII-XIII, ndërsa të tjerë besojnë se kjo ka ndodhur në vitet1600. Dokumentacioni mbi të, tregon se shoqëria ishte në lulëzim të plotë në Britaninë e Madhe në vitet 1700.

Synimi fillestar i saj, përveç bashkëveprimit shoqëror, ishte të ndihmonte anëtarët e tjerë të llozhës masonike dhe familjet e tyre gjatë kohërave të vështira. Mbreti anglez Xhorxh IV ishte anëtari më i famshëm i tyre.

Disa historianë e shohin këtë shoqëri si pararendëse të sindikatave, pasi ata ishin të përgatitur të ndihmonin cilindo prej anëtarëve të tyre që hynte në një grevë. Për këtë arsye, kjo organizatë ishte e jashtëligjshme, dhe mes anëtarëve përdoreshin kode sekrete, shtrëngime duarsh dhe simbole të ngjashme për të mbajtur larg autoritetet.

Shoqëria u ri-organizua një vitet 1803 dhe 1814, duke i standardizuar të gjitha llozhat në Britaninë e Madhe, dhe regjistruar anëtarët e parë në Amerikën e Veriut më 26 prill 1819. Sipas faqes së saj në internet Urdhri i Pavarur i Bashkëpunëtorëve të Rrallë, mbështet dhe promovon miqësinë, dashurinë dhe të vërtetën. Është një nga shoqëritë e pakta sekrete që përfshin edhe gratë.

Urdhri Dashamirës dhe i Mbrojtjes i Elkëve të Botës

Ky urdhër u themelua në vitin 1898, kur u refuzua anëtarësimi i 2 burrave afro-amerikanë

në një llozhë masonike. Kështu. Artur Rigs dhe shoku i tij Benxhamin Hauard, e themeluan urdhrin masonik në Sinsinati të Ohajos, dhe ajo u bë shoqëria e vetme sekrete afro-amerikane

Në vitin 1902, u formuan dega e grave, Vajzat e Elkëve, nga Ema Kelli në Virxhinia.

Sipas faqes së tyre të internetit, Elkët sponsorizojnë programe të gjera arsimimi, kampe verore për mësimin e kompjuterit për fëmijët me nevoja të veçanta, parada dhe aktivitete në shërbim të shtresave më në nevojë. Aktualisht ky urdhër ka 500.000 anëtarë dhe 1500 llozha në botë.

Kalorësit e Pitias

Sipas Pitanëve, Damoni dhe Pitia ishin personazhe historike të një legjende greke që kanë jetuar rreth vitit 412 Para Krishtit. Ata ishin anëtarë të Vëllazërisë Pitagoriane të themeluar nga Pitagora, babai i filozofisë Greke. Damoni iu kundërvu mbretit të Sirakuzës, pasi ai i kishte uzurpuar fronin.

Damon u dënua me vdekje, por Pitia ndërhyri, duke e pyetur mbretin nëse Damoni mund të shkonte në shtëpi për t’i dhënë lamtumirë familjes së tij. Nëse Damon nuk arrinte të kthehej, Pitia i ofronte jetën e tij në këmbim.

Ishte dashuria midis dy miqve, ajo që frymëzoi Justus Retboun të themelonte këtë shoqëri në vitin 1864. Urdhri i Kalorësve të Pitias është një urdhër vëllazëror ndërkombëtar, jo-sektar dhe ishte urdhri i parë vëllazëror që u përmend në një ligj të Kongresit Amerikan.

Urdhri i Kafkës dhe Kockave

Është një shoqëri sekrete për studentët e Universitetit të Jeilit. Ai u themelua nga Uilliam Rusëll në vitin 1832, bazuar në përvojat e tij me okulten. 15 burra të moshuar caktohen çdo vit për t’u takuar tek Varri, një godinë pa asnjë dritare në kampusin universitar, me pjesën tjetër të anëtarëve.

Anëtarëve u kërkohet të betohen për fshehtësi, dhe t’i quajnë “barbarë” të gjitha ata që janë jashtë grupit. Disa anëtarë të famshëm të këtij sekti kanë qenë presidenti Xhorxh H.W Bush, djali i tij XhorxhW.Bush, Henri Ljus, themeluesi i revistës Time dhe ish-Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri. Gjithashtu pjesë e tij kanë qenë dhe janë një numër i madh agjentësh të CIA-s.

burimi:https://www.thevintagenews.com/2020/03/18/secret-societies

Tirana Today

Tags: FrimasonëtKalorësit e PitiasUrdhri Dashamirës dhe i Mbrojtjes i Elkëve të BotësUrdhri i Kafkës dhe Kockave

TË LIDHURA

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
PD/ Harxhi dorëzon kandidaturën: Reformim i thellë i PD mbi idealet e 90′-91′

PD/ Harxhi dorëzon kandidaturën: Reformim i thellë i PD mbi idealet e 90'-91'

Soreca: Shqipëria pranë BE, punoni për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Delegacioni i BE-së për rastet e fundit në Shqipëri/ Përdhunimi është krim

Fatos Lubonja: Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisht

Fatos Lubonja: Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisht







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor
Politikë

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

by mirseda
17:34 | 16/12/2025
0

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë...

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

17:23 | 16/12/2025
Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

17:15 | 16/12/2025
Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

16:37 | 16/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut; Balliu: Qeveria ka humbur legjitimitetin

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut; Balliu: Qeveria ka humbur legjitimitetin

16:33 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com