Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pesë rastësitë e çuditshme të Luftës së Dytë Botërore

8 vjet ago
in Të Gjitha
Pesë rastësitë e çuditshme të Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhën disa rastësi të çuditshme, të cilat përcaktuan, ca më shumë të tjerat ndoshta më pak, edhe fatin e atij konflikti botëror. Si në frontin perëndimor ashtu edhe atë lindor, pati disa ngjarje që mund të konsiderohen si më “misteriozet”, dhe më poshtë po paraqesim 5 ngjarjet më të mahnitshme, që ndodhën në atë periudhë të rëndësishme historike.

  1. Varri i Tamerlanit

 

Në 19 qershor 1941, një grup arkeologësh rusë të udhëhequr nga Mikail M.Gerasimov hapën varrin e një gjenerali të madh mongol të quajtur Tamerlan, që kishte lidhje gjaku me Xhengis Khanin e Madh. Në varr, në mauzoleumin Gur-e Amir në Samarkand, ishte shkruar: “Cilido që do të hapë varrin tim, do të çlirojë një pushtues më të tmerrshëm se sa unë”.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, historianët e hapën varrin. Vetëm 3 ditë më vonë, Hitleri filloi Operacioni Barbarossa për pushtimin e Bashkimin Sovjetik, që do të shkaktonte vdekjen e miliona njerëzve në Stalingrad dhe pjesën më të madhe të Frontit Perëndimor të Rusisë. Një vit më vonë, në 1942-shin, skeleti i Tamerlanit u varros sipas riteve myslimane, dhe gjermanët u tërhoqën të nesërmen.

  1. Dyshja vdekjeprurëse

Pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Shtetet e Bashkuara filluan hetimet mbi praninë e spiunëve në territorin amerikan. Hetimi identifikoi një fushatë të dyshimtë reklamuese, e cila ishte shfaqur në gazetën “New Yorker” të 22 nëntor 1941, rreth 15 ditë para sulmit japonez ndaj Shteteve të Bashkuara. Në faqen e pare, shfaqej një fushatë promovuese për një lojë të re me titull “Deadly double” (dyshja vdekjeprurëse), e realizuar nga kompania “Monarch Publishing & Co”.

Reklama tregonte datën e sulmin mbi Pearl Harbor, 7/12 (7 dhjetor), dhe më poshtë shfaqeshin disa paralajmërime në tri gjuhë, duke përfshirë edhe atë gjermane. Në pjesën e pasme të revistës, pati një tjetër reklamë që tregonte një sulm ajror mbi një bunker me një stemë shumë të ngjashme me atë të Rajhut të Tretë. “Dyshja vdekjeprurëse”, dyshohej të qe një metaforë për aleancën mes Gjermanisë dhe Japonisë, por FBI-ja tha se kjo ishte një rastësi, ndonëse shumë e çuditshme.

  1. Fjalëkryqi i “Daily Telegraph”

Zbarkimi i aleatëve në Normandi (Operacioni Overlord), duhej të ishte një nga sekretet me të mëdha ushtarake, por duket se nuk mbeti edhe aq i fshehtë (në fakt u riquajt Operacioni Neptun, duke ngushtuar rrethin e zyrtarëve që kishin dijeni mbi të). Një muaj para nisjes së operacioneve ushtarake në 6 qershor 1944, u shfaq një fjalë e çuditshme në fjalëkryqin e revistës britanike “Daily Telegraph”.

Zgjidhjet: Utah, Omaha, Mulberry, Neptun dhe Overlord, i bënë aleatët të mendojnë se kishte patur një rrjedhje informacioni. Autori i fjalëkryqit ishte mësuesi 54-vjeçar i gjuhës angleze, Leonard Sidnej Doi, i cili pretendoi se ai nuk dinte asgjë para oficerëve të MI5-ës që nxituan ta merrnin në pyetje.

Ndërkohë pas luftës, ai deklaroi se fjalët ishin rastësore, dhe se nuk qe aspak në dijeni të operacionit të madh, duke shtuar se fjalët i hartoi pasi pa një ëndërr në të cilën i ishte shfaqur halla Elizabet, motra e babait të tij, e cila i tha 5 emra për t’i shkruar në fjalëkryq.

Edhe në vitin 1942, një fjalëkryq i “Daily Telegraph”, përmendte sulmin katastrofik ajror të aleatëve në Dieppe, që i parapriu me 2 vite operacionit fitimtar D-Day. Hetimi nuk vazhdoi më tej, por ngjarja qe vërtetë e pabesueshme.

  1. Njeriu “bërthamor”

T’i mbijetosh një sulmi bërthamor, është e diçka e jashtëzakonshme, por të mbijetosh dy herë rradhazi, është absolutisht një çmenduri. Tsutomu Jamaguçi është i vetmi personazh historik që mund të mburret me këtë rekord të mahnitshëm. Edhe pse zyrtarisht janë 165 viktimat e dy sulmeve nukleare amerikane, historia e tij është shumë interesante. Tsutomu, me profesion inxhinier gjendej në Hiroshima në një udhëtim pune për llogari të kompanisë ku ai punonte, Mitsubishi Heavy Industries. Ishte 6 gushti i vitit 1945, dhe avioni me mbishkrimin Enola Gay, qe duke mbërritur mbi qytetin japonez, gati për të lëshuar bombën bërthamore “Little Boy”. Jamaguçi kishte hipur në tramvaj, dhe kujton se pa dy parashuta të vogla në qiell, dhe më pas një blic verbues, i pasuar nga një shpërthim që e flaku përtokë.

Shpërthimi ndodhi rreth 3.2 kilometra nga vendi ku gjendej Jamaguçi, dhe ky i fundit arriti të mbijetojë me shumë djegie, me timpanet e veshit të shkatërruar dhe me një verbëri të përkohshme. Inxhinieri u rikthye të nesërmen në Nagasaki, dhe në 9 gusht ndodhej në ambjentet e kompanisë, kur rreth 3 kilometra larg, u lëshua bomba e dytë bërthamore “Fat Man”.

Ai pësoi lëndime më të lehta se sa nga shpërthimi i parë, duke u përplasur përtokë me disa djegie të tjera. Kjo rastësi e pabesueshme e bëri atë njeriun e vetëm në botë që i ka mbijetuar shpërthimit të dy bombave bërthamore në një distancë kaq të afërt. Jamaguçi jetoi deri në vitin 2010, ndërsa gjatë gjithë jetës bëri vazhdimisht thirrje kundër përdorimit të armëve bërthamore.

  1. Sulmi i “verbër” ushtarak

Në 4 qershorin e vitit 1942, Kapiteni amerikan Meklaski kreu atë që është etiketuar si një “mrekulli ushtarake”. Ai udhëhoqi një sulm “në tym” në kërkim të aeroplanmbajtëseve japoneze nën drejtimin e avionit bombardues VB3, duke gjetur dhe shkatërruar më shumë se një aeroplanmbajtëse armike plot me avionë dhe pilotë të trajnuar.

Meklaski devijoi në krahasim me kursin fillestar të planifikuar për në jugperëndim, dhe thuajse pa shumë karburant, zbuloi një kryqëzor japonez (Arashi), i cili e çoi mbi 3 aeroplanmbajtëse Kaga, Akagi dhe Soryu, të cilat nuk e prisnin një sulm ajror. Ai arriti të mos identifikohej falë fluturimit në një lartësi të madhe (6300 metra), dhe betejës që po zhvillonin në lartësi të ulët avionët amerikane me ata japonezë.

Meklaski sulmoi në pikiatë Akagi dhe Kaga-n, ndërsa Soryu u godit njëkohësisht nga avionët e tjerë mbështetës. Të tre aeroplanmbajtëset u shkatërruan pothuajse tërësisht, pjesërisht për shkak të zjarreve që shpërthyen si pasojë e karburantit që kishin avionët në pistë. Dëmi i shkaktuar flotës japoneze, përfshinte pra 3 aeroplanmbajtëset dhe të gjithë avionët që ndodheshin mbi to, duke shënuar një kthesë vendimtare në fatin e luftës së Ishujve Miduej. Përparimi japonez në Paqësor u ndal pothuajse tërësisht, dhe Lufta e Dytë Botërore shënoi hapin e parë vendimtar drejt fitores së amerikanëve. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 5faktehistoriLufta e Dytë Botërorendryshuanrastesi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Bushati dhe Pacolli arritën marrëveshje, ja çfarë do të ndodhë me portin e Durrësit

Bushati dhe Pacolli arritën marrëveshje, ja çfarë do të ndodhë me portin e Durrësit

Jens Stoltenberg: Stërvitja ruse ka funksion mbrojtës

Jens Stoltenberg: Stërvitja ruse ka funksion mbrojtës

Mustafaj: PD, në pikën e fundit. Baza nuk e do Lulzim Bashën

Mustafaj: PD, në pikën e fundit. Baza nuk e do Lulzim Bashën

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë
Sport

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë

by mirseda
13:04 | 06/10/2025
0

Në datën 11 tetor do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovc dhe...

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

13:01 | 06/10/2025
Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon

Meta jep urimin nga burgu për fillimin e vitit të ri akademik: Universitetet po goditen nga mbyllja e degëve sepse qeveria nuk investon

12:10 | 06/10/2025
Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një op*racion në…

Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një op*racion në…

11:50 | 06/10/2025
Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

11:47 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com