Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Personat me astma, si të mbroheni nga i ftohti në dimër

8 vjet ago
in Të Gjitha
Personat me astma, si të mbroheni nga i ftohti në dimër

Astma bronkiale është sëmundje kronike obstruktive e rrugëve të frymëmarrjes. Karakterizohet nga sulme të përsëritura me vështirësi në frymëmarrje, shtrëngim në gjoks, marrje fryme dhe kollë, veçanërisht natën dhe herët në mëngjes.

Mirela Hitaj, mjeke alergologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë tregon për gazetën Shëndet +, se me ardhjen e sezonit të ftohtë dhe qarkullimin e virozave shtohen edhe komplikacionet tek këta pacientë.

Ajo tregon se në këtë periudhë, shumë e rëndësishme për këtë pacientë, është të konsultohen me mjekun alergolog në rastin e virozave të ndryshme për të marrë një mjekim shtesë.

Doktoreshë, sa problematike është periudha e dimrit për të sëmurët astmatik?

Si të gjitha sëmundjet kronike që rëndohen në periudhën e  dimrit  nga virozat e ndryshme, edhe astma në  këtë periudhë rëndohen si pasojë e virozave, përveç infeksioneve dytësore të cilat janë më të  shpeshta si pasojë e të ftohtit, si pasojë e lagështisë që është më e madhe e ndryshimit të presionit atmosferik.

Zakonisht pacientët që janë të sëmurë me astmën në këtë periudhë duhet që përveç se mjekimit mbajtës të cilin e marrin në vazhdimësi, duhet patjetër të konsultohen me mjekun alergolog në rastin e virozave të ndryshme për të marrë një mjekim shtesë.

Cilat janë shqetësimet kryesore që ndiejnë këta pacientë tani në dimër?

Fillojnë kanë vështirësi më shumë në frymëmarrje që është dhe një shenjë e astmës, kanë kollë e cila në përgjithësi në rastin e astmës është e thatë. Kjo kollë bëhet e njomë, është me sekrecione, mund të kenë rrjedhje hundësh, mund të kenë dhimbje fyti, mund të kenë dobësi të përgjithshme. Varet se çfarë lloj virozash qarkullojnë. Në këtë periudhë që po flasim, qarkullon një virozë e cila shoqërohet me dhimbje fyti, me kollë, pra është një virozë që kap sistemin respirator dhe në përgjithësi vjen me vështirësi të theksuar në frymëmarrje, me dhimbje fyti dhe me temperaturë e cila  mund të shkojë 38-39 gradë për disa ditë. Kështu që, në këtë rast, gjithmonë duhet të drejtohen tek alergologu për të marrë mjekimin shtesë dhe parandaluar komplikacionet që tek të sëmurët astmatik janë shumë më të rënda.

 Cila është grupmosha më e prekur?

Astma është një sëmundje kronike e cila shfaqet në të gjitha grupmoshat duke filluar që tek ata pediatrike dhe ndër të vetmet sëmundje kronike që shfaqet tek fëmijët. Megjithatë, riskun më të lartë për të bërë ndërlikime këto sëmundje e kanë tek moshat e treta për vetë faktin se këto grupmosha kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese (kardiovaskulare, gastrointensinale etj) që e shtojnë akoma më shumë rrezikun e ndërlikimeve.

A rekomandohet kryerja e vaksinës anti-grip tek këta persona?

Po. Këta persona janë kontigjenti që u rekomandohet më tepër kryerja e vaksinës anti-grip, pasi janë më të predispozuar të preken nga gripi apo virozat por dhe nga ndërlikimet që mund të shfaqen si p.sh., bronkopneumonitë. Duhet pasur kujdes që para se të kryhet vaksina të bëhet një konsultë me mjekun specialist pasi duhet që personi që vaksinohet të jetë i shëndetshëm (virozë, temperaturë etj) sepse mund të bëhet shkak për shpërthimin e një sëmundje tjetër.

 Çfarë duhet të bëjnë në rast krizash?

Në momentin që pacienti vjen, e para gjë që bëjmë është vlerësimi i gjendjes së përgjithshme, çfarë situate ndodhet dhe pasta i jepet një mjekim shtesë. Zakonisht ne japim mukolitik të cilët ndihmojnë për nxjerrjen e sekrecioneve, preparate të cilët rrisin rezistencën dhe imunitetin dhe shtojmë dozën e mjekimit mbajtës. Nuk duhet të nxitohemi për dhënien e antibiotikëve. Shpesh pacientët mund të drejtohen në farmaci ose atje ku nuk është e nevojshme të drejtohen dhe marrin antibiotik pa kriter.

Nisur nga puna juaj, a mund të themi që është shtuar numri i pacientëve që paraqesin komplikacionë në këtë periudhë?

Tani në fakt është vetë periudha ku rritet numri i fluksit të pacientëve, dhe jo vetë të atyre astmatik. Nuk mund të themi se kemi një boom pacientësh, por sigurisht pot a krahasojmë me muajt që lamë pas (tetor, nëntor) sigurisht që fluksi është më i lartë.

Disa këshilla?

Përveç vaksinimit, pacientët që janë të sëmurë me astmë duhet të kenë kujdes të mos rrinë në ambiente të populluara më shumë njerëz. Duhet të mundohen të qëndrojnë brenda, të bëjnë ajrosjen e ambientit të shtëpisë sa më shpesh, dhe të mundohen të mos dalin në të ftohtë. Thithja e ajrit të ftohtë mund t’i rëndojë këta pacientë.

Tags: astmadimerftohtipersonat

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Detaje për djegien e makinës së konsullatës shqiptare në Selanik. Negociatat për detin arsyeja?

Detaje për djegien e makinës së konsullatës shqiptare në Selanik. Negociatat për detin arsyeja?

Përfundon dëshminë, flet ministri Gjiknuri: Pres që hetimet…

Përfundon dëshminë, flet ministri Gjiknuri: Pres që hetimet...

E rrallë/Gjuha “pashto” që flitet nga 3 persona

E rrallë/Gjuha “pashto” që flitet nga 3 persona







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com