Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Persekutimi fetar në Republikën spanjolle

8 vjet ago
in Të Gjitha

Nationalist troops escorting a group of captured Republican troops on the Samosierra front during the Spanish Civil War. (Photo by Keystone/Getty Images)

Në prag të Luftës Civile, Republika spanjolle qeverisej nga një koalicion i majtë. Në gjirin e koalicionit, disa parti politike qenë thellësisht dyshuese ndaj Kishës Katolike. Armiqësia ndaj fesë, e promovuar në mënyrë të veçantë nga disa socialistë, komunistë dhe anarkistë, lejoi ekzekutimin e shumë katolikëve, pa ndëshkuar autorët.

Historiani i Luftës Civile spanjolle, Paul Preston, në librin e tij “Holokausti Spanjoll: Inkuizicioni dhe Shfarosjet në Spanjën e shekullit XX”,  vë në dukje se 4184 klerikë të lartë, 2365 murgj dhe 296 murgesha qenë vrarë. Këto shifra rriten në mënyrë dramatike për shkak të ekzekutimeve masive të njerëzve të thjeshtë besimtarë, siç ndodhi në Lleida pranë fronit të Aragonës – 73 persona u ekzekutuan brenda një nate thjesht për shkak të besimit të tyre fetar.

Pas ekzekutimit, trupat mund të jenë përdhosur, pasi ky rajon kishte praktikën makabre të djegies me benzinë të kufomave të priftërinjve. Sigurisht që këto vrasje i zemëruan dhe bënë më mbrojtës spanjollët fetare dhe, të justifikuar apo jo, disa priftërinj bënë shumë më tepër se sa t’i kthenin armikut faqen tjetër.

At Martinez Laorden

Njëri nga priftërinjtë tejet përkrahës, por jo i përfshirë në mënyrë direkte në masakrat e rebelëve nacionalistë, ishte At Martinez Laorden. Pasi mbështetësit e Republikës spanjolle i dogjën kishën, ai shkoi tek forcat nacionaliste, së bashku me mbesën dhe vajzën e saj. Pasi forcat nacionaliste ekzekutuan 60 njerëz, gjatë një periudhe 3-mujore, At Martínez Laorden u bëri thirrje nacionalistëve të jenë më të ashpër në represionin e tyre.

Ai madje mbajti me zë të lartë një fjalim pasionant nga maja e ballkonit në bashkinë e qytetit: “Ju të gjithë nuk dyshoni tek ajo që unë them, pasi jam një prift, kam ardhur me fjalët e faljes dhe pendimit. Jo aspak! Luftë kundër tyre, deri kur të eleminohet edhe gjurmat e fundit” (Preston, Holokausti Spanjoll).

At Vicente

Një prift më aktiv, por disi i përmbajtur, që mbështeti rebelët nacionaliste ishte At Vicente. Peter Kemp, një vullnetar britanik, i cili iu bashkua nacionalistëve shkroi mbi priftin entuziast: “Ai ishte më sypatremburi, dhe njeriu më gjakatar që kam takuar ndonjëherë në Spanjë; mendoj se ai do të ishte më i aftë si ushtar, sesa si një prift. “Tjeta, Don Pedro!”, më bërtiti mua. “Pra, ju keni ardhur për të vrarë disa të kuq! Urime! Sigurohu të vrisni sa më shumë prej tyre…

Sa herë që ndonjë milic i mjerë vraponte për të shpëtuar kokën, unë do të dëgjoja Atin e mirë të ngrinte zërin në një valë eksitimi: “Mos e lini të ikë? Qëlloni burra, qëlloni! Pak më në të majtë! Ah! Kaq e pati edhe ky”, teksa  ushtari i shkretë rrëzohej përtokë duke gulçuar”  (Preston, Holokausti Spanjoll).

Benito Santesteban

Megjithatë, pak priftërinj mbështetën nacionalistët sa kleriku i çudtishëm, Benito Santesteban, i cili bashkëpunoi me një grup nacionalistësh të njohur si Requeté, një grup veçanërisht i pamëshirshëm në Navarre. Requeté u rrëmbyen tokat simpatizantëve republikanë, duke shkaktuar rreth 3.127 njerëz të vrarë në rajonin e Navarres.

Vetë Benito Santesteban pohoi se kishte ekzekutuar me dorën e vet më shumë se 15.000 komunistë në fushat e Navarresit, Sebastianit, Bilbaos dhe Santanderit… (Preston, Lufta Civile Spanjolle). Pavarësisht se pretendonte të kishte vrarë mijëra njerëz, ai nuk qe plotësisht i pashpirt – pasi shpëtoi disa njerëz nga ekzekutimi. Gjithsesi ruajtja e një pakice, dhe bashkëpunimi në shumë vrasje, nuk e lëhtëson aspak pozitën e Benito  Santesteban.

Ndërkohë, shumica e priftërinjve u bënë pjesë e kasaphanës njerëzore gjatë Luftës Civile spanjolle, por ishte e rrezikshme për ta të flasin hapur kundër dhunës. Një shembull domethënës qe vdekja tragjike e At Eladio Celaya, një prifti 72-vjeçar të Cáseda-s. Në vitin 1936, duke mos qenë dakord me veprimet e Benito Santesteban dhe Requeté në Navarre, Celaya udhëtoi për në Pamplona për të folur kundër ekzekutimeve dhe vrasjeve – ai mbërriti në Pamplona, në datën 8 gusht, ndërsa 6 ditë më vonë u ekzekutua me prerje koke nga nacionalistët fanatikë (Preston, Holokausti Spanjoll).

Gjak nga të gjitha anët

Njerëzit fetarë në Spanjë, u gjendën në një pozitë të tmerrshme gjatë Luftës Civile spanjolle. Ata qenë shpesh mbështetës, por edhe objekt i ekzekutimeve dhe përndjekjeve. Lufta Civile spanjolle qe një kryqëzatë e pasioneve në të dyja kampet e luftës, me filozofitë konfliktuale dhe mënyrat e jetesës, që çuan në luftëtarë tejet të zellshëm dhe fanatikë. Si në çdo kryqëzatë, edhe Lufta Civile spanjolle e la fenë të njollosur me gjak. 

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Dueli që çoi në vdekjen e Aleksandër Pushkinit

Dueli që çoi në vdekjen e Aleksandër Pushkinit

Çfarë ka ndodhur më 12 prill?

Çfarë ka ndodhur më 12 prill?

Burki rrëfen momentin e shpërthimit: Ishim të shokuar, s’e dinim ç’po ndodhte

Burki rrëfen momentin e shpërthimit: Ishim të shokuar, s'e dinim ç'po ndodhte

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Propozimi i paraqitur nga SHBA-të dhe i pranuar nga Izraeli për Gazën nuk është paqe
Bota

Propozimi i paraqitur nga SHBA-të dhe i pranuar nga Izraeli për Gazën nuk është paqe

by mirseda
09:09 | 30/09/2025
0

Propozimi i paraqitur nga SHBA-të dhe i pranuar nga Izraeli për Gazën nuk është paqe, por një...

Dronët rusë në hapësirat ajrore europiane, Gjermania: Nuk do të lejojmë përshkallëzimin

Dronët rusë në hapësirat ajrore europiane, Gjermania: Nuk do të lejojmë përshkallëzimin

09:06 | 30/09/2025
Ish-prokurori i 21 janarit: A ka lidhje blerja e shtëpisë (një kat i tërë pallati) së Ina Ramës me 21 janarin, pse s’e pyet SPAK?

Ish-prokurori i 21 janarit: A ka lidhje blerja e shtëpisë (një kat i tërë pallati) së Ina Ramës me 21 janarin, pse s’e pyet SPAK?

08:52 | 30/09/2025
Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

22:48 | 29/09/2025
Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com