Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Përse Kosova refuzoi pjesëmarrjen në samitin e Sarajevës?

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përse Kosova refuzoi pjesëmarrjen në samitin e Sarajevës?

Presidenti i Kosovës thotë, se Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Sarajevës përderisa nuk trajtohet e barabartë me shtetet e rajonit. Millorad Dodik thotë, se formati i takimit ishte që Kosova të ftohet me “fusnotë”. Në solidaritet me Kosovën, pjesëmarrrjen në Samit e refuzoi edhe Shqipëria.

Kosova nuk po merr pjesë në Samitin rajonal që po zhvillohet (09.07) në Sarajevë. Arsyeja është, se pala kosovare e refuzoi ftesën e bërë nga kryesuesi i radhës së Presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, Milorad Dodik. Ky i fundit e ftoi Presidentin e Kosovës në Samitin e Sarajevës, por ftesa për Kosovën ishte bërë me fusnotë dhe jo si për të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Për këtë arsye Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi pjesëmarrjen.

“Përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”, shkroi në reagimin e tij presidenti Thaçi, duke shtuar, se “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke”.

“Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse”, thotë Presidenti Thaçi, duke shtuar, se “Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqënëse përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë nga ato të Serbisë”.

Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që kësaj radhe po mbahet në Sarajevë mbledh prfaqësuesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Sllovenia. Tema kryesore e bisedimeve në këtë Samit, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, janë gjendja e proceseve të integrimit në BE dhe lidhjet në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë si parakushte për zhvillim të qendrueshëm.

Pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, edhe Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen në shenjë solidariteti me Kosovën, njoftoi në Twitter Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë Gent Cakaj.

“Trajtimi i Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm. Trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit”, shkori në Twitter Gent Cakaj.

Por refuzimi dhe mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sarajevës nuk i ka bërë shumë përshtypje kryesusit të Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me Hashim Thaçin.

“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e parashikuar për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij nuk i pëlqen, askush nuk do të qajë dhe nuk do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i parashikuar për këto takime dhe unë pajtohem me qendrimin e tij që ai të mos vijë”, thotë në reagimin e tij Millorad Dodik.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës, Bexhet Pacolli, thotë, se Kosova i shteroi të gjitha mundësitë për ta zgjidhur çështjen dhe të ftohet e barabartë sikurse shtetet tjera në Samitin e Sarajevës, por përpjekjet nuk rezultuan me sukses. “Qëndrimi i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit. Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posapërfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty”, shkroi Pacolli.

E në anën tjetër ministri i Jashtëm i Bosnjes e Hercegovinës, Igor Crnadak, thotë se mosardhja e përfaqësuesve të Kosovës është një goditje ndaj bashkëpunimit rajonal.

“Kujtoj se nga nëntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. Përkundër kësaj, kemi dërguar ftesë, kemi shprehur gatishmëri për të qenë nikoqirë të mirë, duke respektuar rregullin numër një, që edhe nëse nuk pajtohemi për diçka, duhet të jemi në tavolinë dhe të kërkojmë zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, deklaroi shefi i diplomacisë boshnjake Igor Crnadak.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovia nuk kanë të vendosura raporte ndërshtetërore për shkak se Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, sepse, këtë e refuzon Republika Srpska që është pjesë e Federatës. Përkeqësimit të raporteve Kosovë-Bosnje e Hercegovinë iu shtua edhe fakti, që nëntorin e vitit të shkuar qeveria e Kosovës krahas produkteve të Serbisë vendosi taksë edhe për produktet e Bosnjes e Hercegovinës. Kjo për asyren se Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe mallrat e Kosovës e kanë shumë të vështirë të depërtojnë në tregun e këtij vendi./DW

TË LIDHURA

Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias
Rajoni

Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias

11:42 | 16/12/2025
Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Rajoni

Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

10:30 | 16/12/2025
Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Next Post
Fotoja e rrallë e kryeministrit Rama kur ishte 5 vjeç, si dukej 50 vjet më parë

Fotoja e rrallë e kryeministrit Rama kur ishte 5 vjeç, si dukej 50 vjet më parë

“Babloku ka rol antishqiptar”, Vasili ironizon keq Ramën

“Babloku ka rol antishqiptar”, Vasili ironizon keq Ramën

Babai monstër abuzoi seksualisht me vajzën e vet, e reja rrëfen tmerrin: Nëna nuk më besoi

Babai monstër abuzoi seksualisht me vajzën e vet, e reja rrëfen tmerrin: Nëna nuk më besoi







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE
Aktualitet

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE

by mirseda
14:14 | 16/12/2025
0

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë mbështetet sot mbi dy...

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

13:51 | 16/12/2025
“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

13:07 | 16/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian

Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me Bashkimin Evropian

12:51 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com