Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të marrë masa ndaj disa deputetëve që u përfshin gjatë seancës plenare në përplasje dhe fyerje. Kur deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit, kryetari Gramoz Ruçi vendosi të përjashtojë Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianji, por asnjë prej tyre nuk pranojë të dalë nga salla.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka goditi kundrejt Kryeministrit Rama me miell. Ndërkohë, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji goditën me shishe uji kundrejt kabinetit Rama gjatë momentit kur opozita kishte bllokuar foltoren e kuvendit .
https://tiranatoday.com/video-foto-plas-ne-kuvend-noka-dhe-balliu-lyejne-miell-ramen/
Ndërkohë, opozita kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për gjuhën e përdorur dy seanca më parë, si dhe të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili sot lagu me ujë deputetët e PD dhe LSI. Një tjetër masë pritet të merret edhe ndaj deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila gjithashtu hodhi ujë mbi kryministrin.
https://tiranatoday.com/videocadra-uje-dhe-miell-ne-kuvend-sherr-mes-opozites-dhe-kabinetit/