Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit. Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë drejt një punonjësi policie.
Më pas me armë po mban peng punonjësit e kuzhinës.
Dyshohet për një të vrarë. Mjacaj u dërgua sot ne shërbimin 41bi, pas urdhrit të ministrit Ulsi Manja. Ai është dënuar për vrasjen e dy turisteve çek, në Dukagjin, ne vitin 2015.