Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën dhe të riun në Kamzë, ja si u mbrojt në gjyq shoferja

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasi për vdekje fëmijën dhe të riun në Kamzë, ja si u mbrojt në gjyq shoferja

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rozina Kolecin, drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Kamzë përpara disa ditësh. Koleci është shfaqur në seancë ditën e shtunë krejt e tronditur për çfarë ka ndodhur. Ajo është mbrojtur përmes avokatit të saj, duke thënë se nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit.

Megjithatë, aksidenti shkaktoi vdekjen tragjike të një vajzë 8-vjeçare me inicialet E.N. dhe të një përdoruesi biçiklete të identifikuar si Ramazan Isha, 57 vjeç. Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtari Ardian Kaliaj, i cili në përfundim të saj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së arrestit me burg për drejtuesen e mjetit. Ajo është justifikuar në seancë, duke pretenduar se ka qenë viktima që lëvizte me biçikletë që i preu rrugën dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit.

“Nuk po lëvizja me shpejtësi dhe ka qenë personi me biçikletë që më preu rrugën. Në këto kushte, tentova ta shmang, por humba kontrollin e mjetit”, ka thënë ajo në Gjykatë. Mirëpo, prokurori Bajram Breçani ka një tjetër tezë. Sipas tij, drejtuesja Rozina Koleci ka qenë duke përdorur celularin në momentin që po drejtonte mjetin.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo vetë dhe avokati i saj në seancë. Prokuroria pret edhe analizimin e materialeve të tjera filmike të sekuestruara në bizneset përreth ku ndodhi aksidenti, për të dalë në një konkluzion më të saktë. Deri në përfundim të hetimeve, Rozina Koleci mund të qëndrojë në burg. Megjithatë, avokati i saj la të kuptohej se do ta apelojë vendimin.

DËSHMITË

Aksidenti tragjik është parë nga dhjetëra dëshmitarë, kalimtarë, por edhe drejtues mjetesh. Ata kanë treguar tmerrin që përjetuan kur panë makinën që mori para nënën me dy fëmijë, ndërsa vajza e vogël u vdiq para syve pa mundur t’i bënin dot asgjë.

Dëshmitarët kanë thënë në organin e akuzës se shoferja, që drejtonte mjetin dhe shkaktoi aksidentin, nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe, por pas përplasjes, ajo në vend që të frenonte i dha gaz mjetit.

Sipas dëshmitarëve, edhe pas përplasjes së automjetit “Mercedez-Benz”, ai ka vazhduar rrugën dhe ka ndaluar vetëm pasi është përplasur me mjetet e tjera.

“Në rast se nuk do e ndalonin makinat me të cilat u përplas, aksidenti do ishte edhe më i tmerrshëm. Do kishte shkaktuar një tragjedi të madhe. Me vjen shumë keq, jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar bashkë me vajzat, kur makina i përplasi të tria”, ka rrëfyer një dëshmitar që ndodhej fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik./Panorama/

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal
Aktualitet

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

14:19 | 11/11/2025
Izraeli bën bashkë PS dhe PD
Politikë

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

13:55 | 11/11/2025
Next Post
Kufijtë/Thaçi i përgjigjet Merkel, nuk ndryshon qëndrim

Kufijtë/Thaçi i përgjigjet Merkel, nuk ndryshon qëndrim

Shkëmbimi i territoreve/Ish-kongresmeni, DioGuardi: Serbia të njohë më parë Kosovën!

Shkëmbimi i territoreve/Ish-kongresmeni, DioGuardi: Serbia të njohë më parë Kosovën!

S’ka më surpriza/ “Top Story” rikthehet në “Top Channel”

S’ka më surpriza/ "Top Story" rikthehet në "Top Channel"







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

by mirseda
14:32 | 11/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal. Dyshohet...

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

14:19 | 11/11/2025
Izraeli bën bashkë PS dhe PD

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

13:55 | 11/11/2025
Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

13:51 | 11/11/2025
Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

13:34 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com