Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përpjekjet në hije të PS-së dhe PD-së për të arritur një marrëveshje deri më 10 prill

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përpjekjet në hije të PS-së dhe PD-së për të arritur një marrëveshje deri më 10 prill

Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

Mazhoranca dhe opozita janë duke u përpjekur në hije për të arritur një marrëveshje midis tyre deri më datë 10 prill, që do të mund t’i jepte fund krizës politike.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe ai i opozitës, Basha, i kanë lëshuar publikisht kërkesa njëri-tjetrit për t’u takuar dhe dialoguar, por kushtet me të cilat ata e kërkojnë këtë takim, po i mban ende larg një kompromisi.

Nga “Çadra e Lirisë”, Lulzim Basha bëri të ditur se negociatori i opozitës kishte 36 orë që priste të deleguarin e mazhorancës për të diskutuar të gjitha detajet e takimit. Kërkesa për qeveri teknike e kreut të PD-së, Lulzim Basha, është një nga kushtet që nuk po arrihet drejt një pikëtakimi.

 “I deleguari i opozitës pret prej 36 orësh që i deleguari i mazhorancës të ulen dhe të diskutojnë jo vetëm për orën dhe vendin e formatin, por mbi të gjitha për zgjidhjen e krizës përmes asaj që siç thatë ka pranuar të diskutojnë për formimin e qeverisë teknike dhe mandatin për zgjedhje të lira. Nëse ka rënë dakord ca e pengon të përgatisë takimin. Nëse nuk ka rënë dakord dhe e përdor si hile të bëhet prapë aktor i monologjeve le ta bëjë këtë nga zyra e Facebook, po opozita nuk bëhet fassadë dhe as alibi e monologjeve të Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Ndërkohë që kryeminstri Rama është treguar i gatshëm për t’u takuar në çdo vend dhe në çdo kohë: “Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, i adresohej Rama, Lulzim Bashës nga zyra kryeministrore. 

Megjithatë, negociatori i kryetarit të PD-së për takimin me kryeministrin Edi Rama, Oerd Bylykbashi, ka kontaktuar stafin e kryeministrit, për të përcaktuar modalitetet e takimit, që mund të zgjidhin krizën politike.

“Bylykbashi i ka paraqitur një shkresë zyrtare, stafit të kryetarit të qeverisë, përmes së cilës i kërkohet që të negociojë paprakrakisht me një person të kabinetit për modalitetet e takimit mes liderëve”, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Në këtë letër-kërkesë, Bylykbashi ka propozuar që vetë ai dhe një zyrtar i stafit të Ramës të bisedojnë paraprakisht për të rregulluar tryezën e dialogut. Ndërsa Bylykbashi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e stafit të kryeministrit.

Në fakt, përgjigjen ia dha vetë Edi Rama tek News 24: “Unë i them takohemi ku të duash e kur të duash, ai thotë jo, të takohen një herë stafet, pastaj takohemi ne. Këtë s’e marr vesh”. 

Arsyet e dështimit të takimit i dekonspiroi “pa dashje” edhe vetë Lulzim Basha.

“Dua që Rama të vijë në tryezën e takimit me aktin e largimit si kryeministër dhe pranimit të qeverisë teknike”, tha Basha gjatë dialogut me protestuesit në çadër.

Pikërisht, ky kusht i vendosur nga Basha – pra largimi i tij me firmë e vulë para takimit – nuk i ka pëlqyer Ramës dhe ndaj ka sjellë pezullimin e negociatave. Teorikisht, bisedimet mes palëve dhe zgjidhja e krizës duhet të ndodhë para datës 10 prill.

Kjo datë shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ, ndërsa afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore skadon më 19 prill.

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
REPLIKAT/ Kryeministri thumbon Voltana Ademin me një foto, i kthehen komentuesit

REPLIKAT/ Kryeministri thumbon Voltana Ademin me një foto, i kthehen komentuesit

PS kundër Metës: Nuk duam qeveri të pabesive

PS kundër Metës: Nuk duam qeveri të pabesive

Kishin humbur në Brindisi, peshkatarët italianë gjenden të vdekur në Vlorë

Kishin humbur në Brindisi, peshkatarët italianë gjenden të vdekur në Vlorë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com