Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Perpetuum mobile”, ora që do t’u shërbejë 500 brezave

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
“Perpetuum mobile”, ora që do t’u shërbejë 500 brezave

Në malet e Teksasit kanë filluar gërmimet për të vendosur një orë gjigante, 60 metra të lartë, që do të masë vitet sikurse orët normale regjistrojnë sekondat, shkruan “Le Figaro”.

Kjo është ora 10.000-vjeçare, që është projektuar të jetojë për 500 breza. Ky projekt faraonik, nuk është një delir fantastik-shkencor.

Më shumë se 25 vite pas fillimit të tij, në vitin 1986, ndërtimi i kësaj ore që mendohet të funksionojë për 10 000 vite, ka filluar plotësisht.

Fondacioni “The Long Now”, në origjinën e kësaj iniciative, njoftoi javën e kaluar se ka filluar gërmimet në një zonë të izoluar në perëndim të Teksasit. Por, do të duhen ende shumë vite për ta përfunduar, megjithatë është një hap shumë i rëndësishëm që sapo është kryer.

Informaticieni kalifornian, në origjinë të kësaj sipërmarrjeje pak ”të çmendur”, Danny Hills, kishte realizuar me ekipin e tij një prototip që u publikua më 31 dhjetor 1999 dhe që sot ekspozohet në Muzeun e Shkencave në Londër. Por, kjo orë është vetëm tre metra e lartë dhe projekti përfundimtar do të jetë 20 herë sa prototipi.

Për të arritur këtë qëllim, Danny Hills prej gjashtë vitesh ka marrë mbështetjen financiare të drejtorit të “Amazon”, Jeff Bezos.

Përveç problemeve financiare, si mund të ndërtohet një orë që të funksionojë për mijëra vite?

Teknikisht, nevojiten materiale shumë të qëndrueshme, por jo të çmuara për të mos tërhequr vjedhje të mundshme. Pritet të përdoret një përzierje me pjesë të përbëra nga guri dhe çelik i paoksidueshëm. Mekanizmi do të jetë shumë i ngadaltë dhe për pasojë shumë ingranazhe do të qëndrojnë në kontakt me njëra-tjetrën pa lëvizur për dhjetëra vite.

Fletë prej qeramike do të përdoren në këto vende për të evituar një shkrirje të ingranazheve të ndryshme. Madhësia e kësaj ore do t’i mundësojë që të kalojë shekujt, ashtu si piramidat apo statujat në Ishullin e Pashkëve.

Për të evituar çdo lloj çakordimi me kohën astronomike, ora do të rregullohet automatikisht çdo ditë duke përdorur diellin si pikë referimi. Për këtë qëllim është imagjinuar një sistem kompleks lentesh të bashkuara me ingranazhet e tjera.

Pjesa e brendshme përbëhet nga pesë dhoma, që përkojnë me pesë intervale të kohës (një vit, një dekadë, një shekull, një mijëvjeçar, 10 mijëvjeçarë). Madje, çdo vit, një riprodhim i planetëve dhe sondave ndërplanetare, të dërguara nga njeriu, do të jetë e mundur të shfaqet ndërmjet një mekanizmi që duhet të aktivizohet.

Në përgjithësi, e gjithë struktura është ideuar për të qenë e aksesueshme dhe e dukshme. Kalimi i vizitorëve do të mundësojë gjithashtu, në rastin më të keq, që të riparohen mosfunksionime të mundshme.

Kjo orë duhet të funksionojë gjithashtu në mënyrë krejt autonome. Diferenca termike ditë-natë në Teksas (që është prej disa gradësh) mendohet që t’i mundësojë gurit të ngrihet çdo ditë nëpërmjet një loje fantastike të shufrave metalike që bymehen nga nxehtësia.

Por, cili është kuptimi në vetvete i gjithë këtij projekti?

“Nuk mund ta imagjinoj të ardhmen, por ndihem i prekur”, shkruante Danny Hills në një tekst të publikuar në vitin 1995.

Çdo kalim para kësaj ore duhet t’i shërbejë vizitorit për të reflektuar në terma afatgjatë dhe për përgjegjësinë që ai ka kundrejt pasardhësve të tij.

Do t’u takojë brezave të ardhshëm të kujdesen për këtë mekanizëm, nëse munden, që të vazhdojnë këtë trashëgimi.

Tags: “Perpetuum500 brezavemobileorashërbejë

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Shqyrtohet sot kërkesa e Prokurorisë për imunitetin e Tahirit

Vettingu në polici/ 81 deputetë votojnë pro, reflektohet mbi propozimet e LSI-së

Video/Prekëse, aftësitë e kufizuara nuk e ndalojnë të përjetojë emocionet e futbollit

Video/Prekëse, aftësitë e kufizuara nuk e ndalojnë të përjetojë emocionet e futbollit

Kosovë-Serbi/Vuçiç “tradhton” Rusinë: Gjermania është faktor kompromisi

Kosovë-Serbi/Vuçiç “tradhton” Rusinë: Gjermania është faktor kompromisi







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com