Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Perla e radhës”, ligjin e ri kundër plagjiaturës është i kopjuar

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Perla e radhës”, ligjin e ri kundër plagjiaturës është i kopjuar

Qeveria, në bashkëpunimin e Akademinë e Shkencave, ka hartuar një projektligj “Për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, i cili parashikon luftimin dhe parandalimin e plagjiaturave në punimet shkencore.

Por projektligji, i cili është hartuar nga Akademia e Shkencave dhe firmosur nga Ministria e Arsimit, në vetvete është plagjiaturë pasi në pjesën më dërrmuese të neneve është kopjuar nga “Kodi Europian i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”.

Projektligji është hartuar nga një grup akademikësh si Gjinushi, Aurela Anastasi, Luan Omari, Shaban Sinani dhe Kosta Barjaba dhe është kopjuar një kod sjellje në kërkimin shkencor i një shoqate akademish europiane.

Duket qesharake sesi elita e shkencës shqiptare arrin të kopjojë edhe ligjin kundër kopjimit. Projektligji në fjalë u prezantua nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama, i cili në konferencën për media të datës 26 dhjetor ku prezantoi personalisht edhe VKM-të që sipas tij përmbushën kërkesat e studentëve, ndër të tjera tha:

“Kemi dërguar për konsultim publik projektligjin për Kodin e Sjelljes për integritetin në kërkimin shkencor”.

Gazeta “Panorama” zbardhi projektligjin e qeverisë së hartuar nga Akademia dhe e krahasoi atë me variantin bazë, me “Kodi Europian i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, ku rezulton se 53% i projektligjit shqiptar është i kopjuar nga ai europian.

Përkatësisht nga neni 8 deri te neni 21, projektligji përmban plagjiatura pasi më shumë se 50 për qind e fjalive ose fjalëve të përdorura janë identike në renditje dhe përdorim. Por si erdhi hartimi i këtij projektligji nga ana e Akademisë së Shkencave?

Në mbledhjen e datës 22 dhjetor të vitit 2017 të Akademisë së Shkencave, anëtarët e saj i kanë propozuar Ministrisë së Arsimit hartimin e një projektligji, që si synim kryesor kishte mbrojtjen e kërkimit shkencor nga plagjiaturat. Krahas kësaj, në portalin e Akademisë së Shkencave, që në datën 6 qershor 2017 është botuar në versionin anglisht dhe shqip “Kodi Europian i Sjelljes së Integritetit në kërkimin shkencor”, nga i cili ka dalë edhe projektligji që është sigluar nga Ministria e Arsimit me propozim të Akademisë së Shkencave.

Por plagjiatura rëndohet sepse tekstit origjinal i janë hequr pjesë të konsiderueshme. Kodi Europian është nën administrimin e të drejtave të autorit që i zotëron ALLEA, organizata jofitimprurëse e të gjitha akademive të shkencave europiane, e cila në botimin e saj shprehet kategorikisht se rezervon të gjitha të drejtat mbi këtë dokument dhe kërkon që nëse merren pjesë të tij, në çdo rast duhen cituar se nga ku janë marrë. Kësisoj, nuk dihet se sa i efektshëm do të jetë ky ligj, i cili në hartimin e tij ka marrë 50% të materialit nga një ligj tjetër./Panorama/

TË LIDHURA

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.
Aktualitet

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027
Politikë

Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

15:20 | 21/03/2026
Next Post
Borë, ngrica dhe ftohtë; pezullohet mësimi në 280 shkolla

Borë, ngrica dhe ftohtë; pezullohet mësimi në 280 shkolla

Gjiknuri tregon se kur do mbarojë rruga Tiranë-Elbasan

Gjiknuri tregon se kur do mbarojë rruga Tiranë-Elbasan

Tragjedi në familje/I mori telefonin, 12 dhe 14-vjeçarja masakrojnë mamanë e tyre

Tragjedi në familje/I mori telefonin, 12 dhe 14-vjeçarja masakrojnë mamanë e tyre







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit
Bota

Nën shënjestrën e sulmeve hakmarrëse të Iranit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Bahreinit

by mirseda
16:04 | 21/03/2026
0

Nuk ka qetësi në vendet e Gjirit Persik! Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Manama, kryeqytetin e...

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor te “Suka e Mamëzit” në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

15:45 | 21/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

Pas emërimit, Balla: Do marrim të gjitha bashkitë në 2027

15:20 | 21/03/2026
Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi

Impianti i Natanzit në shënjestër, OKB kërkon qetësi

14:40 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com