Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përgatitjet për ceremonitë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Përgatitjet për ceremonitë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Të dielën më 11 nëntor është njëqind vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, një konflikti në të cilin u vranë rreth 40 milionë njerëz. Shtetet e Bashkuara hynë në luftë më 1917 pasi i shpallën luftë Gjermanisë dhe në vitin pasues dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm për ta kthyer konfliktin në favor të aleatëve. Ndërhyrja amerikane shënoi fillimin e përfshirjes së thellë të Amerikës në sigurinë evropiane – por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga fushat e betejës së luftës në Francë, disa frikësohen se sakrifica e Shteteve të Bashkuara është duke u harruar.

Përgjatë shtatëqind kilometrave të ish Frontit Perëndimor, me ceremoni të ndryshme po shënohet njëqind vjetori i përfundimit të konfliktit që traumatizoi dhe transformoi botën.

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara erdhi vonë por ishte jetike në rritjen e fuqisë dhe moralit të Aleatëve. Më 26 shtator 1918, ushtria e Shteteve të Bashkuara filloi ofensivën në Argonne, të drejtuar nga gjenerali amerikan John Pershing. Kjo ishte beteja më vdekjeprurëse në historinë e ushtrisë amerikane deri më sot.

“Në thelb, në ditët e para, fitoret ishin relativisht të mira. Ato nuk ishin të nivelit që dëshironte gjenerali Pershing, por relativisht të mira. Por pastaj gjermanët dërguan përforcime”, thotë historiani Randy Gaulke.

Zoti Gaulke është ciceron i fushëbetejave, të cilat zbulojnë plagët dhe rrënojat e luftës që ende janë të pranishme në vijat e frontit, si ky stacion treni gjerman me binarë të ngushtë në buzë të Varennes-en-Argonne, që është përdorur për të furnizuar rrjetin e llogoreve dhe pozicionet e artilerisë.

Ofensiva 47-ditore në Argonne rezultoi në marrjen nën kontroll të qindra kilometrave katrorë. Ndërsa divizionet franceze dhe britanike po përparonin, Gjermania e kuptoi se humbja ishte e pashmangshme, dhe nënshkroi armëpushimin më 11 nëntor të vitit 1918. Armët heshtën.

Varennes ishte ndër qytetet e para të çliruara në ofensivën Argonne, që u morën nën kontroll nga trupat amerikane. Tani ky është një vend pelegrinazhi për vizitorët amerikanë, përfshirë grupin që po aktron skenat e betejave për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të luftës. Alan Crane është pjestar i grupit të aktrimit.

“Në Shtetet e Bashkuara, Lufta e Parë Botërore është lënë në hije për shkak të Luftës së Dytë Botërore”.

“Unë kam të afërm të cilët sinqerisht erdhën këtu me idenë për ta bërë botën më të sigurt për demokracinë. Ata erdhën me ideale shumë të larta”, thotë Tom Jordan.

Mbi 116 mijë amerikanë u vranë në Luftën e Parë Botërore. Më shumë se 14,000 janë varrosur në Varrezat amerikane në Meuse-Argonne.

Lufta e Parë Botërore ishte hera e parë që Shtetet e Bashkuara dislokuan një numër të madh trupash për të mbrojtur një territor të huaj. Deri në fund të luftës në vitin 1918, në tokën franceze kishte rreth dy milionë ushtarë amerikanë.

Pavarësisht nga sakrificat e saj, Amerika kishte ndjenja kontradiktore për rolin e saj në qëndrueshmërinë dhe sigurinë evropiane pas luftës, thotë historiani William Philpott.

“U deshën disa vite. Evropa nuk u qetësua, kishte më shumë probleme mes Francës dhe Gjermanisë veçanërisht në lidhje me dëmshpërblimet. Dhe këtu financimi amerikan filloi të luante një rol në çështjet ndërkombëtare”, thotë William Philpott nga Kings College në Londër.

Fuqitë botërore përsëri do të luftonin me njëra-tjetrën në vitin 1939. Fuqia ushtarake amerikane u bë vendimtare për sigurinë evropiane.

“Ne e shohim atë (Amerikën) duke u ndërtuar për të mposhtur fashizmin, dhe më pas për të ruajtur Evropën nga kërcënimi i Bllokut Lindor. Megjithëse fuqia amerikane ka ndryshuar pas së Luftës së Ftohtë, ne ende e shohim se Amerika ka ruajtur kapacitetin për të projektuar fuqinë në nivel global dhe vepruar si polic i botës.”

Për Amerikën si një komb, ky rol është nën kërcënim pasi fuqitë rivale po përpiqen të sfidojnë epërsinë e Shteteve të Bashkuara.

Për Amerikën si një popull, njëqindvjetori i armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore ofron një shans për të kujtuar etërit dhe bijtë që kurrë nuk u kthyen në vend, nga një luftë që disa frikësohen se është duke u harruar./VOA/

Tags: 100 vjetoritceremonitëLuftës Parë Botërorepërfundimitpërgatitjet

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Audio-përgjimi, Vasili: Po thellohet grushti i shtetit!

Vasili për urdhrin e Lleshit: S’merret me plehrat kriminale

Vrasja në ish-bllok/ Publikohet video që zbardh dinamikën e ngjarjes

Vrasja në ish-bllok/ Publikohet video që zbardh dinamikën e ngjarjes

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com