Rreth 40 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë kanë zhvilluar sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.
Pas përfundimit të testimit, maturantët janë shprehur se niveli i vështirësisë ishte mesatar.
Nuk janë raportuar incidente gjatë zhvillimit të kontrollit të njohurive, ndërsa pritet një deklaratë e MAS për detaje të tjera lidhur me procesin e testimit.