Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Perez kontakton Joachim Low, Agnelli shtron tapetin e kuq për Zidane

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Real Madridi thuhet se ka piketuar trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low si një zëvendësim të mundshëm për Zinedine Zidanen. Sipas gazetës italiane La Stampa, Real Madridi do të shkarkojë Zidanen nëse humbasin ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm.

Rrjedhimisht, Low do të ishte “më i vendosur” për të marrë frenat e klubit mbretëror, me gazetën italiane që shpjegon se Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka folur me Low para se ai të emëroi francezin dy vjet më parë.

Për më tepër, gjermani do t’i kërkonte Madridit ta lejonin që ai të vazhdonte edhe me drejtimin e kombëtares gjermane në Kupën e Botës 2018 përpara se të merrte punën primare te Reali. Low nuk njihet për karrierën e tij të pasuruar me trofe ekipor, pasi ka fituar vetëm titullin e Kupës Gjermane dhe kampionatin austriak.

Por këto zëra kanë sjellë një reaksion zinxhirë  dhe zhurma nga Madridi ka dërguar jehonën deri në Torino. Presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli ëndërron që në një të ardhme, ndoshta pas përfundimit të kontratës së Massimiliano Allegrit të shohë francezin në stolin e Juves. Ndërkohë edhe sinjali i dhënë nga Zidane rrit më shumë besimin. “Te Real Madrid jam një si gjithë të tjerët, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në 2020, por nuk do të thotë asgjë”, u shpreh pak ditë më parë në konferencën për shtyp trajneri i Real Madrid. Në 2016 francezi kampion bote kish konfirmuar se “Lidhja me Juven është shumë e veçantë, e ndoshta një ditë mund të kthehem në Torino si trajner”.

Këto indicie janë mbajtur shënim nga Agnelli që nga ana e tij e di shumë mirë që edhe për trajnerin aktual Massimiliano Allegri do të ketë një fund cikli dhe një lidhje e mundshme me francezin do të realizonte një ëndërr të vjetër.

Rrugëtimi në këto dy vitet e fundit duket se e kanë rikthyer në skenë me atë klasin që kishte si futbollist francezi. Një Ligë e Spanjës, 2 Champions League, si edhe Superkupa e Evropës dhe Botërori për klube janë dëshmi të pakundërshtueshme të gjenialitetit të tij në futboll. Rrugëtimi deri tani ka qenë perfekt, duke shuar në pak kohë të gjitha dyshimet e një rishtari në pankinë. Por marrëdhënia me Realin nuk mund të jetë përgjithnjë idilike dhe Juve është e pashmangshme në rrugëtimin e tij të gjatë. Dhe Agnelli ka të drejtë që të ëndërrojë dhe ta mendojë një rikthim në shtëpinë e vjetër.

Tags: AgnelliJoachimkontaktonkuqLöwPerezshtrontapetinzidane

TË LIDHURA

Sport

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Sport

Siguri e lartë në “Air Albania”, pak interes për Shqipëri–Izrael

20:57 | 03/06/2026
Sport

Zhvlerësimi i Armando Brojës, humbet 3 milionë euro para sfidës së Kombëtares

18:07 | 03/06/2026
Next Post

Reziston Iniesta: Coutinho nuk cenon vendin tim

Grekët sulmojnë “Shqipërinë e madhe”, Hahn: Kini kujdes, s’ju tolerojmë!

Partizani e nis me humbje, sulmi mbetet problem







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com