Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Perëndimi pa busull

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Perëndimi pa busull

Nga Bret Stephens

Në gushtin e vitit 1990, Xhorxh. H.Ë Bush u takua me Margaret Theçërin në Aspen, menjëherë pas pushtimit të Kuvajtit nga Sadam Huseini. Ata vendosën të mos lejojnë “agresionin e hapur” të Irakut, dhe nuk e lejuan atë. Kjo ishte mënyra se si Perëndimi duhej të funksiononte – dhe se si ndonjëherë, funksiononte.

Sot, SHBA-ja dhe Britania e Madhe mezi po qeverisin vetveten, për të mos folur pastaj për rendin botëror. Tereza Mej, e cila si kryeministre nuk i ngjan Theçërit në asnjë respekt, përveç gjinisë dhe partisë, pësoi humbjen më të rëndë parlamentare në gati një shekull mbi marrëveshjen e saj Brexit.

Donald Trump, i cili si president nuk i ngjan Bushit të vjetër në asnjë aspekt tjetër, përveç gjinisë dhe partisë, drejton një qeveri të mbyllur, një administratë të çoroditur, një komb tejet të ndarë, dhe një superfuqi që tallet dhe shihet me dyshim nëpër botë.

Perëndimi, është tani si një anije pa timon. Dhe dihet që të qënit pa timon, e vendos udhëtarin në mëshirën e elementeve të jashtëm. Forcat thelbësore të politikës sot janë tribalizmi, populizmi, autoritarizmi dhe ‘tubacionet e kanalizimeve’ të mediave sociale.

Secila prej tyre, kundërshton angazhimet themelore të Perëndimit ndaj universalizmit, përfaqësimit, të drejtave të patjetërsueshme dhe një epistemologjie të ndërtuar mbi faktin dhe arsyet, dhe jo mbi klikimet dhe ndjenjat. Ne po shkojmë, në mungesë të mendjes dhe vullnetit, drejt një momenti të vetë-mohimit civilizues.

Kur filloi ndryshimi? Ndoshta në vitin 1989, kur Frensis Fukujama botoi esenë e tij historike “Fundi i Historisë?”. Dhe pasoi një dekadë e vetëkënaqësisë demokratike. E pse duhet të shqetësoheshim për shëndetin dhe fatin e demokracisë liberale, kur triumfi i saj ishte i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm?

Pse duhet të mësonim përfitimet nga tregjet e lira dhe emigracioni – apo rreziqet e socializmit dhe të nativizmit – kur historia i kishte dhënë tashmë verdiktet e veta? Dhe pse lipsej puna e lodhshme e ruajtjes së themeleve të qeverisë së lirë, kur është shumë më interesante ta rishpikësh atë?

Mburrja sjell pasiguri. Liberalët qenë të pakujdesshëm kur hoqën karakterin moral, si një tipar thelbësor i një presidence të mirë. Konservatorët (si unë) ishin të pavëmendshëm, kur u shqetësuam më shumë për gjendjen e demokracisë në Irak, se sa në Ajoua.

Liberalët ishin të pakujdesshëm, kur përqafuan politikën e identitetit, pa menduar ndonjëherë se ajo mund të përdoret gjithashtu kundër tyre. Konservatorët (sërish si unë), nuk e vranë mendjen kur e minimizuan rëndësinë e populizmit, dhe efekteve ngjitëse të lëvizjes propagandistike nëpërmjet radios dhe Fox Neës.

Mendjelehtësi pati edhe në anën tjetër të Atlantikut. Integrimi evropian është një bekim; por jo integrimi pa llogaridhënie, dhe pa një pëlqim të vërtetë demokratik. Ngjashëm, emigracioni është një bekim; kurse emigracioni pa asimilim është një mallkim.

Dy gjenerata të liderëve europianë, i lejuan të parat pa kërkuar të dytat, dhe pastaj me hile e shpërfillën pakënaqësinë publike si politikisht të parëndësishme dhe moralisht të paligjshme. Tani ata po përballen me pasojat.

Sa për Brexit-in, vendimi i 2016-ës me 52 për qind të elektoratit britanik, që u shpreh në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga 48 për qind  e britanikëve, duhet të konsiderohen si një nga historitë më të këqija të ndodhura ndonjëherë në historinë e ndritur të ishullit.

Por jo aq i marrë sa vendimi i ish-kryeministrit Dejvid Kameron, për të shtruar një çështje jetike në një votim popullor – ashtu siç kishte vënë në pikëpyetje një tjetër çështje themelore, pavarësia e Skocisë, në një votim dy vjet më parë – pa marrë seriozisht në konsideratë pasojat, nëse gjërat do të shkonin në drejtimin e gabuar.

Problemi këtu nuk ishte dështimi i Kameron dhe kampit “Remain”, për ta paraqitur si një kauzë më të fortë qëndrimin në Bashkimin Evropian, apo për të lexuar më mirë sondazhet. Ishte një dështim filozofik – një dështim që lë në kuptohet se qëllimi i qeverisë përfaqësuese, është të shpëtojë demokracinë nga vetja.

Tani e gjej veten duke hedhur poshtë nga një përkrahës i një Brexit të ashpër, me teorinë se leksionet e qëndrueshme mësohen vetëm përmes rrugëve të vështira. Ose ndoshta jo. E keqja zakonisht sjell më të keqen, dhe një Brexit i ashpër do të përshpejtojë çdo tendencë tjetër të rrezikshme në politikën britanike:një shtytje të re për pavarësi nga Skocia dhe ndoshta Irlanda e Veriut dhe Uellsi; një shans më i madh i Xheremin Korbinit, skeptik i NATO-s, anti-semit, për t’u bërë kryeministër; një mungesë e zgjeruar e Britanisë, si një prani domethënëse dhe aktive në skenën botërore.

Po në lidhje me Shtetet e Bashkuara? Në mesin e shumë konservatorëve që unë njoh, pikëpamja mbi Trump është se menaxhimi kaotik, sjelljet klonike dhe braktisjet ideologjike janë irrituese, me asnjë fatkeqësi dhe çmim që ia vlen të paguhet për derregullimin, shkurtimet e taksave dhe gjykatat konservatore.

Vërtet? Të njëjtët konservatorë, i kaluan 30 vitet e fundit duke predikuar rëndësinë e gjykimit, karakterit të mirë dhe respektit për institucionet në personin e presidentit. Ata kishin të drejtë. Çfarë do të thonë ata kur i gjejnë këto atribute që mungojnë në personin e presidentit, dhe që nuk ndajnë preferencat dhe përkatësinë politike të tij?

Perëndimi nuk po lundron drejt ujërave të qeta. Me burime të kufizuara, por me metoda të pamëshirshme, Vladimir Putin ka arritur të minojë demokracisë nga Kievi në Kansas. Me mjete njëlloj të pamëshirshme, dhe burime shumë më të mëdha, Xi Jinping ka ngritur flamurin e autoritarizmit efikas, si modeli i preferuar i qeverisjes së shekullit XXI-të.

Çfarë duhet të thotë Perëndimi për mbrojtjen e sistemit dhe vlerave të veta? Kush duhet ta thotë këtë? Dhe kush do të sistemojë situatën aktuale, dhe rivendosë timonin në drejtimin e duhur, deri në konfliktin e ardhshëm? /Bota.al

 

TË LIDHURA

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek
Rajoni

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Kosovo

Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare

16:13 | 31/03/2026
Next Post
Vendimi për Dritan Dajtin/Gjonaj: Këta gjyqtarë meritojnë vetëm përbuzje!

Vendimi për Dritan Dajtin/Gjonaj: Këta gjyqtarë meritojnë vetëm përbuzje!

I bleu unazën 8 mijë dollarë, e dashura tradhton aktorin e “Portokalli”-së

I bleu unazën 8 mijë dollarë, e dashura tradhton aktorin e “Portokalli”-së

Vendimi për Dajtin/ Tërbohet ministri: Gjyqtarët të ndajnë qelitë e burgut me kriminelët që iu shërbejnë

Vendimi për Dajtin/ Tërbohet ministri: Gjyqtarët të ndajnë qelitë e burgut me kriminelët që iu shërbejnë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec
Aktualitet

Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec

by mirseda
11:17 | 01/04/2026
0

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar....

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, data kur do të shqyrtohet çështja

11:08 | 01/04/2026
Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Sot gjyqi i themelit për Veliajn, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por…

Sot gjyqi i themelit për Veliajn, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por…

10:52 | 01/04/2026
Një vendtakim i ri për samitin e Bërdo-Brionit po shqyrtohet

Një vendtakim i ri për samitin e Bërdo-Brionit po shqyrtohet

10:49 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com