Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Perëndimi duhet t’i vendosë kufirin te thana, Putinit  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Perëndimi duhet t’i vendosë kufirin te thana, Putinit  

Nga Nic Robertson, “CNN”/Me fitoren e sigurt në zgjedhjet e se dielës nga Vladimir Putin, kurioziteti i vetëm mbetet tek numri i njerëzve që do të shprehin revoltën e tyre ndaj tij, nëpërmjet bojkotit të procesit.

Apatia e votuesve, do të sinjalizonte një zhgënjim në raport me rrëfimin e ndërtuar nga kujdes nga Kremlini. Bota do ta interpretonte një pjesëmarrje të ulët, si një rreze e vogël demokracie, që fshihet nën pushtetin e pakontestuar të Putinit.

Në këtë kontekst, Putin mund të kërkojë vetë një interes të madh mbi çështjen e helmimit të ish-agjentit rus në Salisbury të Britanisë së Madhe, dhe akuzave se përgjegjëse është Rusia. Ai e ka cilësuar veten dhe kombin e tij, si viktima të një botë anti-ruse.

Zyrtarët rusë po rreshtohen pas tij, duke pretenduar pafajësinë e plotë, dhe duke thënë se ata do të donin të ndihmonin në zbardhjen e të vërtetës, porse kjo mundësi i është mohuar nga një qeveri britanike e zemëruar.

Por nëse plani i Putinit, është të distancojë Britaninë nga aleatët e saj, dhe të krijojë një të çarë midis demokracive që e kundërshtojnë atë, ai po dështon.

Tani për tani, armiqtë e tij kryesorë po forcojnë radhët, duke e mbajtur përgjegjës shefin e Kremlinit për sulmin me agjentë nervorë ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë u shprehën: “Ne ndajmë vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar, se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm, dhe theksojmë se dështimi i Rusisë për t’iu përgjigjur kërkesës legjitime nga qeveria britanime, e thekson më tej përgjegjësinë e saj”.

Nëse shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve, është duke e kapur Putinin në befasi, ai mund të dëshirojë të reflektojë mbi faktin se në demokraci politikanët i binden vullnetit të qytetarëve të tyre – dhe jo anasjelltas.

Në rastin e Britanisë, qeveria i ka kuptuar shumë implikimet e rrezikshme të veprimeve të jashtëligjshme të Putinit, të cilat nuk ka qenë kurrë deri më tani një çështje zgjedhore vendimtare.

Me sulmin në Salisbury, situata ndryshoi. Të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të shohin se çfarë “shpërfillje ndaj rendit botëror”, shfaqet në rrugët e qyteteve të tyre.

Nëse do të ketë probleme ekonomike, që mund të shkaktohen nga kjo përballje e re me Moskën, nga ato do të vuajnë jo vetëm britanikët, por edhe francezët, gjermanët dhe amerikanët. Dhe përse? Për shkak se kombet demokratike nuk i tolerojnë armët kimike në rrugët e tyre.

Por Rusia autokratike e Putinit, nuk është shkelësja e vetme “rregullave ndërkombëtare”, me të cilën ballafaqohet tashmë bota e demokratizuar. Presidentit kinez Xi Jinping, sapo i është dhënë një pushtet pothuajse i pakufizuar.

Analisti australian John Garnaut, ka shpjeguar në detaje manipulimin e fshehtë të politikës australiane nga ana e Partisë Komuniste Kineze, dhe ai shqetësohet se kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e asaj me të cilën mund të përballemi nga një superfuqi kineze.

Ambicia bërthamore e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përbën një tjetër rebus për demokracitë, të cilat janë të paqarta se si mund të ndalet dikush, që nuk kujdeset aspak për rendin global të bazuar në disa rregulla.

Presidenti sirian Bashar Al-Asad, përbën një problem më vete. Ai duket i çliruar nga përgjegjësia e tij për gjakderdhjen në vendin e tij.

Në Siri, duart e Putinit janë të mbuluara me gjakun e derdhur nga Asadi. Rusia u pajtua me Rezolutën Nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që duhej të kishte transferuar gradualisht pushtetin nga Asadi gati 2 vjet më parë. Udhëheqësi rus, nuk e ka mbështetur pjesën e tij të marrëveshjes.

Çështja se si demokracitë, duhet t’i bindin autokracitë për të luajtur sipas rregullave të tyre nuk është e re, por sulmi në Salisbury, e ka rikthyer atë në rendin e ditës. Dhe kjo na sjell sërish tek Theresa May.

Nëse një akt mizor ndodh në oborrin tënd apo të dikujt tjetër, si mund të merresh me autokratin përgjegjës? Pjesa e ndërlikuar e grumbullimit të armëve të tua të mëdha pas mureve të “rendit të bazuar në rregullat ndërkombëtare”, është se nuk ka asnjë mori rregullash mbi të cilat është rënë dakord.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, nazistët dhe aleatët e tyre u mposhtën. Fituesit – Rusia, Kina dhe aleanca perëndimore e udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara – u ndanë veçmas, me secilën që shkroi versionin e vet të ngjarjeve, për të përcaktuar më pas rregullat me të cilat do të bashkëjetonin.

Kina dhe Rusia, jetojnë me një kod krejtësisht të ndryshëm nga demokracitë perëndimore. Vendi ku ndërthuren të tria kodet është Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Zonja May u përball këto ditë në parlament me një pyetje lidhur me reformimin e vetë OKB-së: “Rusia nuk mund të lejohet të qëndrojnë thjesht ulur në OKB, duke përqeshur pjesën tjetër të bashkësisë botërore, dhe duke u ndier e imunizuar ndaj sundimit të ligjit në nivel ndërkombëtar. A do të nisim ne një diskutim mbi reformimin e OKB-së me Sekretarin e Përgjithshëm të saj?”.

Reagimi i May, zbuloi avantazhin që gëzon aktualisht Putin: “Catch-22, do të thotë se çdo vendim që mund të merret në Këshillin e Sigurimit për të reformuar atë, mund të jetë subjekt i një vetoje nga Rusia”.

Pra, nëse OKB-ja, e cila u krijua mbi idealet e Luftës së Dytë Botërore, për të ndaluar humbjet e ardhshme të jetëve njerëzore në të tilla përmasa, nuk është përgjigja për të frenuar autokratë si Putini. Përgjigjja me sa duket qëndron diku tjetër.

Sigurisht, asnjë nga këto, nuk ka rëndësi për Putinin, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara presin që ai të kundërpërgjigjet ndaj dëbimeve të diplomatëve dhe zyrtarëve, si dhe sanksioneve. Ai është ri-ulur në poltronin e shoferit, duke e kontrolluar rrëfimin, me të cilin askush nuk mund ta ndalojë atë. Është pikërisht aty ku dëshiron të jetë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: kufirinPerendimiPutinitthanavendosë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Pas lajmit se do bëhen prindër, Besi dedikim të ndjerë Xhensilës

Pas lajmit se do bëhen prindër, Besi dedikim të ndjerë Xhensilës

Pas nisjes së hetimeve, arratiset Llalla. Zbulohet destinacioni

Pas nisjes së hetimeve, arratiset Llalla. Zbulohet destinacioni

Reforma në burgje, zbulon shifrat alarmante në sistemin e…

Reforma në burgje, zbulon shifrat alarmante në sistemin e...







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com