Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përdoruesit e internetit duhet të mësojnë fjalën “Blockchain”

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Përdoruesit e internetit duhet të mësojnë fjalën “Blockchain”

Në gjuhën angleze ka hyrë një fjalë e re, që të gjithë përdoruesit e internetit është mirë ta mësojnë, pasi mund të bëhet përcaktuese për të ardhmen e transaksioneve financiare globale. Kjo fjalë mund të mos jetë e përkthyeshme në shumë gjuhë të tjera, kështu që mund të bëhet një term ndërkombëtar, i ngjashëm me fjalët “kompjuter” apo “internet”, që përdoret në të gjithë botën. Fjala është “blockchain”.

Gjatë javës së parë të dhjetorit, tregjet financiare botërore u tronditën nga rritja e shpejtë e vlerës së monedhës virtuale më popullore – bitcoin, e cila u shfaq fillimisht në vitin 2009.

Shqetësimi me paratë elektronike si ‘bitcoin’ është se si çdo gjë tjetër në internet, njerëzit mendojnë se mund të hakerohet dhe vidhet.

Por mbështetësit thonë se kjo nuk është e mundur, falë bllokimit apo ‘blockchain’-it, teknologjisë së re, se si kompjuterat regjistrojnë transaksionet në mënyrë të decentralizuar.

“Është njësoj sikur unë të të jap një filxhan. Në momentin që ti e merr, ai është në dorën tënde dhe unë nuk e kam më. E njejta gjë mund të bëhet përmes internetit”, thotë Simon Schwerin, menaxher me kompaninë Xain.

Ndryshe nga një foto dixhitale, e cila mund të kopjohet dhe të ndahet në internet, blockchain-i mundëson që “filxhanin”, ose çdo lloj objekti tjetër dixhital, ta ketë në pronësi vetëm një person në të njëjtën kohë.

Ndryshimi nga sistemi bankar tradicional është se të dhënat nuk janë në një kompjuter të vetëm qendror, që mund të hakerohet. Kjo, për arsye se të gjithë kompjuterat në ‘blockchain’ regjistrojnë çdo transaksion, duke krijuar një sistem gjigant të decentralizuar, shkruan voa.

“Në një sistem të decentralizuar, ne kemi mundësinë të rihartojmë plotësisht mënyrën se si krijojmë paranë, si e shpërndajmë, si e ndjekim dhe si e vlerësojmë”thotë Galia Benartzi, me fondacionin Bprotocol.

Përdorimi i ‘blockchain’-it megjithatë ka gjasa të shkojë përtej bitcoin-it dhe transaksioneve financiare.

“Blockchain-i mund të aplikohet në shumë, shumë gjëra të ndryshme. Mund të ndjekë hallkat e furnizimit, ose mund të gjurmojë çdo gjë në qytete. Kjo është teknologji revolucionare për të cilën njerëzit po flasin shumë për momentin”, thotë Mike Butcher, me revistën Techcrunch Europe.

Shumë analistë presin që koncepti ‘blockchain’ të luaj një rol të rëndësishëm në garantimin e privatësisë online, duke identifikuar mallrat e falsifikuara dhe të gjitha llojet e mbajtjes së të dhënave, në 5 apo 10 vitet e ardhshme.

Tags: "Blockchain"fjaleninternetitPërdoruesittë mësojnë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Dhjetor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Dhjetor?

Shtypi nga bota, 25 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 25 dhjetor 2017

Kryemadhi dhe Meta krah njëri-tjetrit: Shpresa për jetën të mos humbasë kurrë!

Kryemadhi dhe Meta krah njëri-tjetrit: Shpresa për jetën të mos humbasë kurrë!







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve
Bota

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

by mirseda
09:32 | 01/11/2025
0

Tre trupat e dorëzuar Izraelit nga Hamasi të premten e kaluar në mbrëmje me ndërmjetësimin e Kryqit...

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

2 nëntori Ditë Zie Kombëtare, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

09:30 | 01/11/2025
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

08:51 | 01/11/2025
Rusia bën bilancin, rrëzon 98 dronë ukrainas gjatë natës

Rusia bën bilancin, rrëzon 98 dronë ukrainas gjatë natës

08:49 | 01/11/2025
Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com