7 të miturit që janë arrestuar për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, tashmë kanë mbërritur në Gjykatë.
Seanca për masën e arrestit po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës ka pasur dhe një prani të madhe të familjarëve.
Babai i një prej fëmijëve të mitur ka përdorur sharje dhe kërcënime në drejtim të mediave. E po kështu, një prej familjarëve ka kaluar dhe në gjendje të fikti.