Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përçarje serioze në BE, shkak refugjatët

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Përçarje serioze në BE, shkak refugjatët

Hendeqet mes Lindjes dhe Perëndimit në Bashkimin Evropian janë thelluar. Në veçanti për shkak të migracionit dhe refugjatëve. Problemi kryesor është mungesa e solidaritetit, mendon Bernd Riegert.

Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori i vitit 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët, ka qenë e afatizuar për dy vite. Por koha ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Ndërkohë që vazhdimi i këtij afati nuk është parashikuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.

Kërkesa e vetme e Komisionit të BE tani është që disa mijëra refugjatë që janë identifikuar për shpërndarje, të shpërndahen. Fjala nuk është më për 120.000 por më së shumti për 9.000 persona. Por vendet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia refuzojnë të pranojnë azilkërkues. Edhe Franca, Austria dhe Spanja si dhe disa vende të tjera kanë pranuar shumë më pak në dy vitet e kaluara, sesa ishte e parashikuar.

Kuotat kanë vdekur, rroftë solidariteti

Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk ka plotësisht të drejtë kur thotë se sistemi nuk ka funksionuar dhe se vendet e BE janë të përçara. Këtë ka pranuar edhe i ngarkuari i BE për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, në shtator të këtij viti. Shifrat dhe faktet flasin kundër kuotave. Pse Avramopoulos e sulmon Tuskun si “antievropian” mbetet sekrete.

Këtu bëhet fjalë për një grindje të hidhur mes qeverive populiste prej Varshavës e deri në Vjenë në njërën anë, si dhe qeverive të Gjermanisë, Italisë, Greqisë dhe Komisionit Evropian në anën tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për kuota por për respektimin e parimeve. Sa solidaritet ka në mesin e vendeve të BE? Çfarë vlerash respektohen?

BE nuk mund të lejojë që vendet anëtare si Polonia, Hungaria dhe të tjerat të veprojnë më kështu. Por nga ana tjetër nuk lejohet as që ato të futen nën trysni tepër të madhe, sepse reagimi mund të jetë mbrojtja dhe kundërshtimi, nxitja e elementeve nacionaliste dhe pohimet se këto vende trajtohen si shtete të klasit të dytë në BE.

BE nuk mund të lejojë që vende anëtare, që bartin barrën më të madhe të azilkërkuesve, të mbeten të vetmuara. Greqia dhe Italia duhet të ndihmohen. Por kuotat e dhunshme duket se nuk janë metoda më e pranueshme. Në BE funksionon si duket vetëm “solidariteti i jashtëm”, pra mbrojtja e kufijve të jashtëm, pavarësisht se cilat janë pasojat për azilkërkuesit dhe migrantët nga Libia për shembull. Ndërsa njerëzit që mbërrijnë në Evropë duhet të shpërndahen në mënyrë solidare, gjë që nuk po funksionon. Këtu nuk po funksionon sistemi i vlerave.

Zgjidhja e fundit – paratë

Apelet morale kundër ksenofobisë së kryeministrit hungarez dhe miqve të tij në klubin e Vishegradit, nuk do të ndihmojnë. Por vendet anëtare që e financojnë BE-në duhet të kërkojnë solidaritet të brendshëm. Vendeve që pranojnë para, si Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, duhet t’u shkurtohen ndihmat, sepse këto para duhet t’u jepen Greqisë dhe Italisë, për të sistemuar refugjatët. Kancelarja Merkel ka kërcënuar me një mundësi të këtillë para një viti – por kjo nuk ka ndihmuar deri tani aspak.

Vitin e ardhshëm mund të zgjidhet problemi, sepse BE gjatë këtij viti do të fillojë negociatat për buxhetin e ri deri në vitin 2020. Ai që nuk i përmbush detyrimet, duhet ta vërejë këtë tek ndarja e parave. Ky nuk është ndonjë mjet elegant, por ndoshta i vetmi për të detyruar vendet jo solidare që t’i përmbushin obligimet. Përçajet politike në BE me siguri që nuk do të zgjidhen në këtë mënyrë. BE gjendet para një sprove shumë të rëndë./Deutsche Welle

Tags: bepercarjerefugjatëveseriozëshkak

TË LIDHURA

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme
Bota

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin
Bota

Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin

21:34 | 01/04/2026
Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme
Bota

Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

21:31 | 01/04/2026
Next Post
Video/ E masakruan në burgun e Marsejës dhe ndodhet në koma, flasin të afërmit e të riut në Shqipëri

Video/ E masakruan në burgun e Marsejës dhe ndodhet në koma, flasin të afërmit e të riut në Shqipëri

Rama qetëson grekët, Kotzias i kënaqur: Hap i madh besimi mes dy vendeve

Rama qetëson grekët, Kotzias i kënaqur: Hap i madh besimi mes dy vendeve

Nxënësit në Turqi zgjedhin të mësojnë gjuhën shqipe

Nxënësit në Turqi zgjedhin të mësojnë gjuhën shqipe







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com