Lëvizja Vetëvendosje ka nisur para pak minutash mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje vjen pas përçarjeve brenda një prej partive më të mëdha në Kosovë, që erdhi publikimit të mesazheve ofenduese që deputetja Aida Dërguti i kishte dërguar kolegut të saj Albin Kurtit.
Kjo mbledhje po mbahet pasi është firmosur nga mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës.
Mbledhja është thirrur nga kryesues i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni.
Në këtë mbledhje të këshillit të përgjithshëm pritet të bëhet edhe shpallja e zgjedhjeve të brendshme.
Së fundmi është përfolur se Lëvizja Vetëvendosje është e përçarë në dy grupe: ai që mbështet Kurtin, si dhe grupi i ish-sekretarit të LVV-së Dardan Molliqajt, pjesë e të cilit është edhe deputetja Dërguti.