Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Për të mbrojtur nderin e familjes, 17-vjeçarja detyrohet të martohet me kushëririn e vetë

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Për të mbrojtur nderin e familjes, 17-vjeçarja detyrohet të martohet me kushëririn e vetë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një britanike, e cila ka qenë e detyruar të martohej me kushëririn e saj. Kur ishte 17 vjeçe Nyla Khan jetonte në Skoci, por në atë kohë u detyrua të martohej më kushëririn e vetë në Pakistan.

“Që kur isha e vogël, unë e dija që i isha premtuar kushëririt tim dhe më shqetësonte shumë kjo gjë. Moralisht ishte shumë gabim. Prindërit e mi ishin shumë paranojakë me faktin që po bëhesha perëndimore. Dhe ata mendonin se me veprimin që bënë, po më mbronin mua.”

Në rrëfimin e saj për BBC, Nyla thotë se donte të kishte një zë për të shprehur mendimet e veta. Të vishej ndryshe dhe të shfrytëzonte sa më shumë jetën. Por, familja e saj e madhe, ankohej duke thënë se ishte jashtë kontrollit.

“Sipas tyre, i vetmi shpjegim ishte se isha duke bërë si shumë perëndimore. Ata nisën duke më thënë që kisha mëkatuar dhe se tani duhej të martohesha me kushëririn. I kisha sjellë turpërim familjes dhe e vetmja mënyrë për ta rregulluar ishte të martohesha.”

Nyla shprehet se ajo refuzoi vazhdimisht, por presioni i familjes ishte shumë i madh, saqë e detyroi ta pranonte.

“Në ato momente më dukej sikur shpirti më kishte ikur nga trupi. Isha shumë e mpirë, sepse nuk kisha kontroll në asnjë gjë çfarë po ndodhte. Dhe çfarë pritej të ndodhte.

Pas pesë javëve në Pakistan, Nyla së bashku me familjen u kthyen në Skoci. Ndërsa bashkëshorti i saj, do të udhëtonte më pas. Por, Nyla vendosi të arratisej e të qëndronte me një mikeshë.

“Bëra gati valixhen dhe u arratisa. E bëra këtë gjë për një vit. Dhe kam marr shumë abuzime nga familja, të afërmit dhe anëtarë të komunitetit. Unë ecja në rrugë dhe njerëzit më thërrisnin “bushtër” a fjalë të ngjashme. Më thanë që nuk do të shihja më kurrë vëllanë dhe motrën. E gjitha familja më ktheu kurrizin.”

Pas një viti ajo u ri-kthye në shtëpi plotësisht e shkatërruar. Dhe sipas saj komuniteti dhe njerëzit e afërm nuk mund ta besonin që familja më pranoi sërish.

“Ishte e vështirë, por ne arritëm të gjenim një zgjidhje. Ne vendosëm në plan të parë dashurinë, e më pas fenë.”

Pasi u kthye sërish në shtëpi, Nyla u divorcua dhe nisi të studiojë shkenca sociale.

“Prej atëherë unë jam një grua e lirë myslimane”, u shpreh 30-vjeçarja e cila tashmë jeton në Edinburgh, Angli./ Burimi: BBC Përshtati: TIRANA TODAY

 

Tags: 17-vjeçarjadetyrohetkushëririnmartohetmbrojturnderin e familjes

TË LIDHURA

U mor në pyetje për 10 orë , Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente
Bota

U mor në pyetje për 10 orë , Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente

13:45 | 03/12/2025
Moment i rrallë shprese pas dy vitesh shkatërrimi dhe vdekjeje, ceremoni masive martese në Gaza
Bota

Moment i rrallë shprese pas dy vitesh shkatërrimi dhe vdekjeje, ceremoni masive martese në Gaza

10:25 | 03/12/2025
Nis zbatimi i projektit ndërkufitar SEEDS, MTKS: Do të zhvillojë sektorin kulturor dhe kreativ
Aktualitet

Nis zbatimi i projektit ndërkufitar SEEDS, MTKS: Do të zhvillojë sektorin kulturor dhe kreativ

10:22 | 03/12/2025
Next Post
Klosi mesazh të prerë: Nuk do të lejojmë zaptimin e plazheve

Klosi mesazh të prerë: Nuk do të lejojmë zaptimin e plazheve

Mason dhe racist: Ana e errët e ish-presidentit marksist kilian Salvador Allende

Mason dhe racist: Ana e errët e ish-presidentit marksist kilian Salvador Allende

Skandal/ Kandidatja e PS-së për këshillin bashkiak, pa arsim të lartë?

Skandal/ Kandidatja e PS-së për këshillin bashkiak, pa arsim të lartë?







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka
Sport

Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka

by mirseda
13:54 | 03/12/2025
0

Tre lojtarë të Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar në Fushë-Krujë, para ndeshjes me Ilirinë. futbollistët...

U mor në pyetje për 10 orë , Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente

U mor në pyetje për 10 orë , Mogherini mbrojti veten para hetuesve: Procedura ishte transparente

13:45 | 03/12/2025
Qëlluan me armë zjarri ndaj një biznesi në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri

Qëlluan me armë zjarri ndaj një biznesi në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri

13:24 | 03/12/2025
“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

12:49 | 03/12/2025
PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

12:44 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com