Juristi Kreshnik Spahiu përmes një postimi në Facebook ka renditur provat për ata që thonë se nuk ka prova që të akuzohet Sali Berisha.
“Për një pjesë të popullit, kur akuzohet kryetari tyre:
– 10 milion euro s’janë prova,
– 17 kulla s’janë prova,
– 10 dëshmitarë s’janë prova,
– 4 të vrarë në bulevard s’janë prova,
– 300 të vrarë dhe plagosur Gërdec s’janë prova.
– Fabrika armësh apo piramida me lekë s’janë prova.
Të njëjtët njerëz, nëse akuzohet dikush që i kritikon:
– thashethemi është PROVË e mjaftushme për burg.
Madje edhe një shkrim në gazetën e partisë t’i bindë që kundërshtari është kriminel me prova (gazetat). Bagëti me pak fjalë: Turma që shkojnë pas bari”, shkruan Spahiu.