Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për Kullën e Calit, festën e Pezës dhe paaftësinë tonë!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Për Kullën e Calit, festën e Pezës dhe paaftësinë tonë!

“Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë”! Kjo ishte deklarata mbase më interesante që Lori Amy, profesorë në Universitetin Jugor të Xhorxhias, bëri në një intervistë që i dha VOA dje.

Eksperte e krimeve të komunizmit dhe pasojave që kanë lënë ato, Amy ishte zëri më i kthjellët në një situatë të ngarkuar që kthehet dhe rikthehet në Shqipëri në raport me qëndrimin ndaj të shkuarës. Një qëndrim që mund të konsiderohet dështimi më i madh i shoqërisë shqiptare dhe përgjegjësi e gjithë klasës politike pa përjashtim. Sepse siç shprehet ajo:

“Në këtë rast, përgjegjësi do të thotë të kesh guximin të përballesh me ndershmëri me atë që ndodhi. Kur ne kemi frikë, atëherë ne gënjejmë veten, mohojmë gjëra që nuk duam t’i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda.”

Vetëm në javën e fundit Shqipëria është përballur me 2 – 3 raste kur paaftësia për t’i përcaktuar gjërat qartë ka çuar sërish në një debat që duhej të konsiderohej i mbyllur që në vitin 1991.

Debati për kullën e Prek Calit që u kthye në debat për rolin historik të tij; rishfaqja e fotove të Enver Hoxhës në Pezë, zgjedhja e Ruçit dhe Xhafës në krye të dy institucioneve të rëndësishme e ndezi sërish këtë debat.

Çështja e Kullës së Prek Calit mund të konsiderohej si një çështje administrative dhe ligjore, por ajo u shty në një debat për rolin e tij historik. Dhe nuk është një debat normal që ndihmon historinë, por një debat që diskuton sërish rolin e komunizmit në Shqipëri dhe qëndrimin ndaj tij.

Ngërthimi gjithë mllef në këtë debat i palëve që reflektojnë mënyra të ndryshme të të parit të periudhës komuniste, dështoi se ne jo që nuk e kemi mbyllur këtë diskutim siç ka bërë gjithë lindja, por mbetemi ndoshta justifikuesit e fundit të krimeve të komunizmit në botë!

Po kështu çështja e portreteve dhe simboleve të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist në Pezë është sërish një paaftësi e kësaj shoqërie për të qenë e vërtetë dhe e paanshme. Historia vijon të shihet si argument i politikës së ditës dhe të gjithë kemi qenë të paaftë t’ju themi mjaft këtij abuzimi dhe “me fal” viktimave të saj.

Rikthimi i debatit mbi komunizmin në vitet 1944 – 1990; rikthimi i simboleve të asaj kohe, është as më pak dhe as më shumë, por dhunimi i viktimave përpara të cilave jemi përkulur të gjithë.

Është një hap mbrapa i shëmtuar në rrugën integruese dhe njëherazi, një përqeshje e Shqipërisë, nga gjithë vendet ish komuniste që e kanë mbyllur tashmë prej 20 vitesh këtë kapitull.

Kjo, vjen nga paaftësia jonë për të qenë të hapur dhe të sinqertë. E pyetur sërish se si i kishte njohur të dënuarit e komunizmit dhe ata që kanë vuajtur, Amy është shprehur për VOA:

“Shumë prej tyre janë të traumatizuar thellë. A e dini se si mund të shërohet dikush që ka qenë i traumatizuar? Së pari, pala tjetër duhet të pranojë dhe të thotë: Më vjen keq për atë ju keni hequr. Një pranim i thjeshtë se kjo vuajtje ka ekzistuar ka një efekt shumë të madh. Por të pretendosh se gjërat nuk kanë ndodhur, kjo nuk mund të shërojë askënd.”

Ne po bëjmë pikërisht këtë gabim fatal. Po sillemi sikur komunizmi nuk ka ndodhur! (Opinion.al)

Tags: CalitfestënKullënpaaftësiapezatonë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Sërish tërmet në Maqedoni, banorët i frikësohen shpërthimit të vullkanit

Tërmet në Gjirokastër, nuk raportohen të lënduar

Superliga, Skënderbeu ndalet nga Kamza, arrin të marrë vetëm 1 pikë

Superliga, Skënderbeu ndalet nga Kamza, arrin të marrë vetëm 1 pikë

Rama shkarkon zëvendësministrin e Brendshëm

Rama shkarkon zëvendësministrin e Brendshëm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh
Aktualitet

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh

by mirseda
12:11 | 13/11/2025
0

Ka nisur përpara pak minutash në Romë mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë. Takimi i...

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

11:50 | 13/11/2025
“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

11:47 | 13/11/2025
Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

11:42 | 13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

11:40 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com