Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos

Videoja e kandidatëve për Vettingun u bë virale, teksa shumë prej përgjigjeve ishin për të vënë duart në kokë.

“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë është një pendë, e cila ka kushtuar 70 dollarë. Nuk kam makinë, më pëlqen shumë transporti publik”, ishin këto disa përgjigje të Ilir Pandës, gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve me Përparim Kabon.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i KLD, Ilir Panda, sqaroi përse tha se objekti më i shtrenjtë që kishte blerë ishte një pendë dhe përse nuk kishte makinë.

Në një deklaratë të bërë mbrëmë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin po diskutohej pikërisht për këtë seancë, Panda tha se zgjodhi të bëjë autoironi.

Deklarata e Ilir Pandës:

Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”

Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë:

“Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”.

Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”.

Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi:

“Sa kushton makina juaj?”.

Unë iu përgjigja “Nuk kam një të tillë”.

Pyetësi tha, “Nuk e dëgjova”.

“Nuk e kam një të tillë“, përsërita unë.

Pyetje tjetër, “Po me çfarë udhëtoni?”.

Përgjigja: “Më pëlqen transporti publik”.

Pyetjes që vazhdoi “Po shtëpinë në rrugën “Brigada e VIII-të, sa e keni shitur?”, iu përgjigja se “Kam autorizuar një person tjetër të merrej me atë veprim pasi ishte një operacion i ndërlikuar”.

Dhe unë, faktikisht, kisha vetëm ¼ e pronësisë. Në fakt, në dokumentet e mia nuk rezulton ajo adresë. “Brigada e VIII-të” është emri i rrugës pas pallatit ku kam banuar unë dhe një fakt të tillë e di vetëm një person që është interesuar mirë për të bërë pyetjet.

Arsyetimi: Përse prezantova penën si objektin më të shtrenjtë që kisha blerë?! E para ishte fjala. Fjala thuhej, kumtohej, shqiptohej. Më pas fjala filloi të shkruhej. Fillimisht në tokë, në rërë ose në gur. Por volumi i dijeve që transmetoheshin ishte shumë i vogël deri sa njeriu shpiku penën me të cilën filloi të shkruante në papiruse dhe, më pas në letër. Dhe kështu pena, e ndihmuar nga boja, ndikoi që njeriu të mendonte më mirë, të fliste më mirë dhe trashëgimia e tij e gjithanshme të transmetohej ndër breza gati plotësisht. Pra, pena ndihmoi fjalën.

Dhe kështu, deri sa u shpik shtypshkrimi dhe, më pas, kompjuteri. Për mendimin tim pena përfaqëson një hop shumë të madh cilësor në jetën e njeriut. Unë vetë jam fëmijë i dy mësuesve. Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve.

Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën.

Madje edhe kur erdhën stilolapsat në Shqipëri mësuesja nuk na lejonte të shkruanim me ta, duke na shpjeguar se me penë shkruhej më bukur. Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë.

Më i shtrenjti nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i paçmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet. Fakti që kjo gjë nuk u kuptua prej disave për mua përbën vetëm keqardhje.

Ndoshta ata kanë pasur në mendje vetëm vlerën materiale dhe nuk kanë kuptuar simbolikën e përdorur.

Kështu pra. I gjendur përpara një pyetje tendencioze kisha disa alternativa: Të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin qe pyeste; etj.

Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra një pyetjeje me sens material t’i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral. E përsëris. Duke dashur të mos fyeja askënd, unë guxova të bëj një sprovë, një autoironi, duke e menduar atë edhe si një sakrificë, në formën e mbartjes mbi shpinë të lukunisë së keqdashësve, të të painformuarve ose edhe të ndonjë hallexhiu të paditur).

Por një sakrificë që vlen, që të bën më të fortë, të pranueshëm dhe të vërtetë. Por, përse vendosa të bëj ironi me veten?! Në balancën e materiales dhe morales vetëm unë e di sa i pasur jam. Disa mund të më konsiderojnë të pasur (materialisht), por kjo është punë e tyre. Unë nuk jam i tillë.

Nuk më ka tunduar kurrë materialja. Por, as i varfër nuk jam. Në jetë, unë i qëndroj parimit se “Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa i pasur ndjehesh”. Dhe në këtë kuptim unë ndjehen vërtet i pasur. Përse deklarova se nuk kam makinë? Kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme.

Në regjistrin e automjeteve nuk ka një të tillë në emrin tim. As të familjes time. Unë kam në pronësi një apartament dhe një garazh. Meqenëse garazhi im prej disa vitesh ishte bosh, një i njohur, parkon aty makinën e tij.

Me atë makinë transportohen, çdo ditë, tre fëmijë të mrekullueshëm në shkollë dhe në aktivitete të tjera. Kur makina është e lirë e përdor edhe unë. Për mua kjo është një marrëdhënie e thjeshtë njerëzore dhe nuk ka asnjë gjë për tu çuditur. Aq më tepër kur pyetja ishte “Sa kushton makina juaj?”.

Po çfarë përgjigje të jepja unë kur nuk kam makinë në pronësi?! Për sa i përket deklarimit për përdorimin e transportit publik, e përsëris: “Më pëlqen transporti publik dhe e përdor atë sa herë që kam nevojë dhe mundësi.” Nëse dikujt nuk i pëlqen, kjo nuk është puna ime.

Tags: Ilir Pandaish-ministriiu pergjigjaobjekti me i shtrenjtependapse

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë
Aktualitet

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
Next Post
Rama mbledh grupin e PS, ja marrëveshja që nënshkruhet

Rama mbledh grupin e PS, ja marrëveshja që nënshkruhet

Shtypi nga bota, 26 shtator 2017

Shtypi nga bota, 26 shtator 2017

Socialistët firmosin marrëveshjen, Balla jep detaje se çfarë përmban ajo

Socialistët firmosin marrëveshjen, Balla jep detaje se çfarë përmban ajo

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com