Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pellg gjaku në shtëpinë ku ndodhi masakra në Durrës/ Zbardhen shkaqet pse 25-vjeçari plagosi prindërit

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
Pellg gjaku në shtëpinë ku ndodhi masakra në Durrës/ Zbardhen shkaqet pse 25-vjeçari plagosi prindërit

Paraprakisht u hodhën hipotezat e para se një lidhje e mohuar nga prindërit ishte bërë “mollë sherri” që një i ri në Durrës ti plagoste me thikë në sy të nuses. Por burime të tjera thonë se situata ka qënë e rënduar prej kohësh, por vetëm kur djali ka kërkuar një pjesë të shtëpisë, aty dhe ka agravuar gjendja. I riu së bashku me të fejuarën nuk ishin në punë, e ndërsa prindërit insistonin që ata të stabilizoheshin nga ana ekonomike.

Por jetesa ishte bërë edhe më e vështirë, pasi djali i papunë linte pensionet e prindërve të tij në lojëra fati, ç’ka ishte bërë shpesh shkak debati mes tyre. Edhe dje ka ndodhur i njëjti konflikt dhe në debat e sipër, të moshuarit i vunë kusht çiftit të ri, të gjenin punë, ose të largoheshin nga shtëpia, pasi nuk mund t’i mbanin më me para dhe strehim.

25- vjeçari ka refuzuar dhe u ka kërkuar pjesën e tij të shtëpisë. Këtu situata është ndezur duke përfunduar mjaft rëndë, pasi ai ka qëlluar disa herë me thikë të dy prindërit. Të moshuarit, Destan dhe Hasie Neziri, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas mjekëve, 25- vjeçari ka qëlluar gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nënën, duke i shkaktuar dëme të rënda edhe në organet jetësore. Ai ka qëlluar dy herë me thikë edhe babain, një herë në faqe dhe një herë në kokë, duke e lënë edhe atë të plagosur rëndë. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e familjes Neziri ndodhej edhe e fejuara e Hajriut, e cila dyshohet ta ketë ndihmuar atë në sulmin barbar ndaj prindërve të tij, raporton “Panorama”.

Pas krimit të rëndë, çifti i ri u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës disa orë më pas, pasi autori i plagosjes së rëndë, Hajri Neziri, u paraqit në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Bashkëshortët e plagosur, Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64-vjeçe, janë në gjendje të rëndë në sallën e reanimacionit në Spitalin e Durrësit, ndërsa mjekët pohuan se është ende herët për të konfirmuar nëse ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, rreth orës 14:45, në banesën e familjes Neziri, në lagjen Nr. 17 të Durrësit. Konflikti brenda familjes dyshohet se është ndezur në momentin që prindërit, të dy ish- mësues, i kërkuan 25- vjeçarit të largohej nga shtëpia së bashku me të fejuarën e tij, e cila gjithashtu nuk punonte. Të moshuarit iu kërkonin vazhdimisht dy të rinjve që të gjenin punë, dhe të mos prisnin më vetëm nga pensioni i tyre.

Vetëdorëzimi i autorit

“Kam plagosur dy prindërit e mi në Durrës. Nga përleshja kam marrë edhe vetë plagë (gërvishtje jo të thella). Dua të dorëzohem në polici”, mësohet të jetë shprehur 25- vjeçari për bluzat e bardha.

Këta të fundit, ashtu sikurse e parashikon edhe ligji për rastet kur paraqiten të plagosur me armë zjarri, apo mjete prerëse, kanë sinjalizuar policinë. Blutë e Tiranës mbërritën menjëherë në spital, dhe ndaluan djalin bashkë me të fejuarën e tij. Kjo e fundit ende nuk ka të dhëna nëse do të ketë një akuzë bashkëpunimi, pasi roli i saj në ngjarje pritet të zbardhet pas një hetimi më të plotë.

 

 

 

TË LIDHURA

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.
Aktualitet

Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.

09:39 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Next Post
Video/Beyonce dhe Jay-Z skena intime, vajza e tyre s’do t’i shikojë

Video/Beyonce dhe Jay-Z skena intime, vajza e tyre s'do t'i shikojë

Vizë për në SHBA? Ambasada Amerikane sqaron procedurat për çiftet

Vizë për në SHBA? Ambasada Amerikane sqaron procedurat për çiftet

La zyrtarin e BE-së 4 orë në aeroport, Rama flet për telefonatën shokuese

La zyrtarin e BE-së 4 orë në aeroport, Rama flet për telefonatën shokuese

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

by mirseda
12:04 | 16/08/2025
0

Parlamenti i ri do të nisë punën me diskutimin e ligjit të koncesioneve për të cilin u...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com