Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pedagogia: Këta studentë kanë lindur në kohë krismash, tani po i del tymi….

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ja 6 lëvizjet që mund të zgjidhin protestën e studentëve

Një vendim i Këshillit të Ministrave që detyronte studentët të paguanin për lëndët e mbartura ishte fillesa e një prej protestave më të mëdha të mbajtura në Shqipëri që pas viteve ’90.

Prej 10 ditësh, mijëra studentë të Univesiteteve të Tiranës dhe të rretheve protestojnë për shfuqizimin e këtij vendimi dhe jo vetëm. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e shfuqizoi këtë vendim, por kjo nuk i kënaqi studentët, të cilët njëzëri kërkuan përgjysmim të tarifave duke i cilësuar ato të larta.

Po ashtu, ata kërkuan edhe vetting për pedagogët e tyre, madje publikuan edhe shumë emra profesorësh që në këmbim të notës kërkonin para, apo favore seksuale.

Për ditë me radhë, kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për të dialoguar, studentët i janë përgjigjur me refuzim duke kërkuar vetëm zbatimin e 8 pikave që lidhen me përmisimin e cilësisë së Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kjo protestë e studentëve ka dëshmuar qytetari, pasi në asnjë moment nuk është shënuar asnjë incident.

Studentët në të gjithë vendin shprehen të vendosur se do t’i shkojnë deri në fund kërkesave të tyre dhe se nuk pranojnë dialog me qeverinë.

Për të biseduar mbi këtë situatë që vijon edhe sot, në pritje të një zgjidhjeje, ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Edlira Çepani dhe Altin Hazizaj, të Shoqërisë Civile, Edlira Gjoni, pedagoge dhe moderatori Bledi Strakosha.

“Këta studentë janë 20-vjeçarë që në dallim nga ne kanë lindur në kohë krismash dhe ja ku po i del tymi sot asaj periudhe të errët që ka kaluar Shqipëria. Këta nuk kanë frikë nga PD, PS apo LSI dhe nuk tolerojnë që t’i shtypësh. Ata ndjejnë që për vite me radhë PD, PS apo LSI kanë shtypur prindërit e tyre. Disa pyesin se çfarë është kjo tarifë 150 euroshe nga e cila tremben këta studentë? Në fakt rezultatet kanë dalë që një prind paguan për fëmijën e tij nga viti i parë deri në vitin e pestë 25 mijë euro. Nuk janë pak 25 mijë euro, duke e ditur që këta studentë edhe pasi përfundojnë studimet vazhdojnë të njëjtat punë që bënin kur ishin studentë. Prandaj këta studentë nuk kanë më besim tek asnjë parti politike që i ka thënë jeni mirë aty ku jeni”, tha pedagogia Gjoni.

“Po të shikosh edhe folësit, ka thuajse një barazi mes djemve dhe vajzave, gjë që jo gjithmonë e shikon në jetën parlamentare apo edhe atë të përditshme. Pjesa politike është përgjithësisht e kontrolluar nga burrat dhe është shumë bukur kur ka vajza që kanë dalë dhe kanë folur, gjë që ndryshon edhe qasjen ndaj problemit. Kur dëgjohet zëri i vajzave padyshim i jep edhe më shumë forcë gjithë kësaj proteste”, tha Hazizaj.

“Është një leksion i madh qytetarie që na kanë dhënë këta studentë duke na treguar se ajo pjesë e paragjykimit që ne kishim për rininë shqiptare, që rri nëpër kafe apo është e fjetur. Na i kanë hedhur poshtë të gjitha, na kanë treguar se janë qytetarë të përgatitur dhe kërkojnë kushte më të mira. Dhe më e bukura e kësaj proteste është se ata kërkojnë kushte më të mira për t’u edukuar dhe zë në vendimmarrje. Këto kërkesa janë tërësisht të realizueshme nga një shtet që e ka prioritet edukimin. Ne e kemi lënë pasdore arsimin. Asnjë investim tjetër nuk ka vlerë përpara arsimit”, tha Çepani.

“Kjo ka qenë padyshim një nga gjërat më të bukura që kanë ndodhur pas viteve 90-të. Ka qenë një mrekulli. Po shkoja një ditë për punë dhe po shikoja një turmë të rinjsh që kërkonin të drejtat e tyre, që vetëm një polic i kishte ndalur dhe iu thoshte: Një moment sa të lirohet trafiku dhe ata rrinin të qetë dhe në fund pastronin. Shembuj të tillë ne nuk kemi patur dhe nuk do të kemi për shumë kohë. Problemi i tyre është mungesa e dinjitetit, mënyra se si trajtohen në bankat e shkollës apo në vendet e punës, ku punojnë në të zezë dhe s’marrin pagat. Mendoj se këto të drejta duhet të plotësohen, sepse shenjat për këtë protestë ka vite që janë dhënë”, tha Strakosha./tvklan.al

TË LIDHURA

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë
Aktualitet

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë

21:19 | 03/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë
Politikë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave
Politikë

Përfundon mbledhja e PS, deputetët dhe ministrat shfaqen të buzëqeshur pas ndarjes së detyrave

21:06 | 03/10/2025
Next Post
Erdogan kërcënon hapur SHBA: Po flas shumë qartë….

Erdogan kërcënon hapur SHBA: Po flas shumë qartë....

Video e pabesueshme/ Elektricisti punon i qetë në majë të qiellit

Video e pabesueshme/ Elektricisti punon i qetë në majë të qiellit

“Rama-studentëve: Pse nuk vini për dialog? Më çmendët!”

Nesër protestë masive/ Të rinjtë: Rama po blen studentët, do t'i demaskojmë!

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com