Pas Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, edhe pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierës kanë kërkuar përmes një deklarate shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Pedagogu Jani Marka thotë se nga 49 pedagogë të punësuar si staf i brendshëm pranë FGJM, 29 prej tyre e kanë firmosur deklaratën publike, së bashku me dy pedagogë të jashtëm dhe një laborant.