Opozita nuk ka vonuar që të kritikojë eurodeputetin Knut Fleckenstein, për deklaratën e këtij të fundit se nuk është e nevojshme qeveria teknike në një realitet politik si Shqipëria.
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, e cilëson eurodeputetin si të shitur tek kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa thekson se pavarësisht qëndrimeve të Bashkimit Evropian, opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike.
“Nuk çuditemi që flet kështu. Ta kanë bërë shërbimin. Por, edhe ne mos kujto se do ndërrojmë mendje nga çfarë thua ti”, shkruan Spaho.