Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Patozi sqaron: Nuk kam lidhje me draftin e ndryshimeve statutore

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa media se lëvizja për ringritjen e PD-së do t’i paraqiste kryetarit të opozitës disa propozime se si kapërcehej kriza brenda partisë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Patozi sqaron faktin se lëvizja që ai është bërë pjesë prej disa kohësh nuk i ka propozuar Bashës asnjë projekt për ndryshime statutore.

Gjatë ditës së sotme u fol se grupi i mendimit ndryshe në Partinë Demokratike kishte përgatitur një dokument me 15 pika për ndryshimet në statutin e partisë. Lidhur me këtë, ish-deputeti i PD-së tha se nuk ka lidhje me këto propozime.

“Nuk e paragjykoj dot atë nismë, sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon”, ka shtuar Patozi.

Statusi i plotë i Astrit Patozit:

SQARIM I DETYRUAR PËR KEQKUPTIMET E SHTYPIT

Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën time dhe të shumë kolegëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD, pas lajmit të një projekti për ndryshime statutore që, sipas shtypit, do t’i paraqiten Lulzim Bashës si zgjidhje për kapërcimin e krizës.

Për shkak të keqkuptimeve të krijuara, qëllimisht ose pa dashje, dhe të shumë lajmeve për këtë çështje, që shoqërohen me foton time, jam i detyruar të sqaroj se, as e kam lexuar dhe as kam lidhje fare me atë tekst.

Natyrisht, nuk e paragjykoj dot atë nismë, sepse mendoj që çdo anëtar apo grup anëtarësh të Partisë Demokratike është në të drejtën e vet që të paraqesë ide apo opinione në shërbim të forcës sonë politike, ashtu siç secili e mendon.

Për sa më takon, mund të them se ne jemi në një fazë shumë më të avancuar të aksionit tonë politik, pas shpalljes së platformës politike, e cila prej kohësh është në dispozicion të publikut dhe të forumeve të PD.

Unë nuk kam besuar për asnjë sekondë se dështimet e Lulzim Bashës erdhën për shkak të dobësive të statutit, ndaj edhe asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij.

Përkundrazi, është pranuar botërisht, edhe prej vetë kryetarit, që statuti u shkel dhe nuk kuptohet se çfarë garancie mund të kenë demokratët që edhe i riu nuk do të injorohet prapë.

Por më e rëndësishmja është se platforma jonë e kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh dhe e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës prapë, nëse do t’i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo.

Problemet dhe humbjet e Partisë Demokratike, sipas meje, janë krijuar dhe kanë ardhur për shkak të një vullneti të mbrapshtë politik, dhe pikërisht aty duhet gjetur zgjidhja.

Në këtë pikë unë bie dakord plotësisht me të gjithë ata që mendojnë se nuk arrihet asnjëherë fitorja e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të sistemit (Kodit Zgjedhor). E cila, me hallin që e ka zënë Partinë Demokratike, përkthehet që nuk arrihet kurrë ringritja e saj, thjesht duke ndryshuar librin e rregullave (statutin).

Tags: draftindryshimet statutorepatozisqaron

TË LIDHURA

PD nesër protestë kombëtare, Berisha: Të themi me guxim fjalën tonë në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Aktualitet

PD nesër protestë kombëtare, Berisha: Të themi me guxim fjalën tonë në rrugët dhe sheshet e Tiranës

12:09 | 19/02/2026
Të skaduara dhe kontrabandë/ Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë,
Aktualitet

Të skaduara dhe kontrabandë/ Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë,

12:02 | 19/02/2026
I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” ndaj prokurorit  Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti
Aktualitet

I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” ndaj prokurorit Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

11:53 | 19/02/2026
Next Post
Marcelo Lippi: Ja e vërteta e zgjedhjes së Venturës në stolin e Italisë

Marcelo Lippi: Ja e vërteta e zgjedhjes së Venturës në stolin e Italisë

Sherr brenda BE-së për anëtarësimet e reja/“Serbia mori datë, por Shqipëria bëri më shumë”

Sherr brenda BE-së për anëtarësimet e reja/“Serbia mori datë, por Shqipëria bëri më shumë”

Telefonata mes Trump dhe Putin, biseduan për…

Telefonata mes Trump dhe Putin, biseduan për...







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

PD nesër protestë kombëtare, Berisha: Të themi me guxim fjalën tonë në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Aktualitet

PD nesër protestë kombëtare, Berisha: Të themi me guxim fjalën tonë në rrugët dhe sheshet e Tiranës

by mirseda
12:09 | 19/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor 83 mandate parlamentare për të...

Të skaduara dhe kontrabandë/ Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë,

Të skaduara dhe kontrabandë/ Sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë,

12:02 | 19/02/2026
I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” ndaj prokurorit  Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” ndaj prokurorit Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

11:53 | 19/02/2026
Nis seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit:

Nis seanca e “Plumbit të Artë”/ SPAK lexon provat shkresore, ndërhyjnë avokatët e Altin Ndocit:

11:48 | 19/02/2026
Zegjinei Topallit: Jozefinë ke nostalgji për kohën kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë!

Zegjinei Topallit: Jozefinë ke nostalgji për kohën kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë!

11:36 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com