Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi për largimin e Agim Hushit: Postimi tij patetik, por i sinqertë; u zhgënjye nga farsa e 22 korrikut

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Mos luaj me ndjeshmërinë e shqiptarëve”, Patozi: Mblidh qeverinë, anulo taksën

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi përmes në postimi në rrjetin social “Facebook” i ka dalë në mbrojtje të tenorit të famshëm Agim Hushi, i cili pak ditë më parë përmes një postimi në të njëjtin rrjet social lajmëroi largimin përgjithmonë nga Shqipëria. Postimin e zotit Hushi nuk u prit edhe aq mirë në rrjetet sociale ku shumë figura iu kundërvunë me fjalë të ndryshme.

Por Patozi, edhe pse pranon se postimi i Hushit ishte patetik, thotë se ai është i çiltër dhe jopolitik.

Sipas Patozit, Hushi u zhgënjye edhe nga opozita kur pa farsën e 22 korrikut.

Postimi i plotë i Astrit Patozit

Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin

Agim Hushin e njoh që kur isha fëmijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publikisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.

Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë.

Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.

Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.

Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t’ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.

Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga ardheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga “çadra e lirisë”, të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufijtë e atdheut.

Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Eshtë e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.

Ndaj lëreni në hallin e vet Agimin t’i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

Tags: 22 korrikutAgim Hushitfarsai sinqertëpatetikpatoziPostimiu zhgënjye

TË LIDHURA

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut
Politikë

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët
Politikë

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Next Post
Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor

Thaçi: BE e padrejtë me ne, po nxit ndikimin rus dhe fundamentalizmin islamik

Vendimet e Thaçit për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Shtyhet për tetor prezantimi i Intel Core i9-7980XE me 18 bërthama

Shtyhet për tetor prezantimi i Intel Core i9-7980XE me 18 bërthama







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

by mirseda
20:40 | 19/12/2025
0

Çdo përpjekje për të bllokuar Kaliningradin në bregdetin Baltik do të shkaktonte një “përshkallëzim të paparë” dhe...

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

20:13 | 19/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

19:30 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com