Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Kuksianët zbythën “timonierin” e pathyeshëm, 17 maj i Bashës s’harrohet

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar lidhur me protestat që u zhvilluan sot në disa akse, ku deputetë të opozitës dhe qytetarë bllokuan rrugët.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’ Patozi i ka shprehur mirënjohje qytetarëve të Kukësit për aksionin e tyre që bëri qeverinë të tërhiqej nga taksa e Rrugës së Kombit.

Demokrati thekson se protesta tregoi se vendi nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm. Mes të tjerash ish-deputeti nuk kurseu ironitë për Ramën, ndërsa shtoi se u thye ‘timonieri’.

Gjithashtu, ai deklaron se nuk është tharë ende boja e pazareve të pista të Bashës me Edi Ramën.

Postimi i plotë i Astrit Patozit

FMIRËNJOHJE ATYRE QË E DETYRUAN REALISHT TË ZBYTHET QEVERINË!

Mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë! Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë.

Duke treguar se ky vend nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm.

Ka vetëm një arsye pse protesta e tyre pati atë sukses të admirueshëm; sepse ajo ishte 100 per qind e vërtetë.

Sepse ajo nuk ishte marrëveshje, as me qeverinë, as me konçensionarët, dhe as me atë, që pret pas ferrës se mos i vjen ndonjë ditë radha qyl për pushtet.

Dhe vetëm si e tillë e zbythi qeverinë dhe “timonierin” e saj të pathyeshëm.

Ndaj është më mirë të heshtni ju afendikonj të korruptuar, që dje i quajtët “vandalë”, gjoja në emër të popullit, kurse sot i kërkoni atyre ndjesën më hipokrite në botë.

Por po ashtu, mos u krekosni kot edhe ju, që vrapuat paturpësisht që të merrni oksigjen prej saj, me shpresën se do të harrohen pazaret e pista me Edi Ramën, jo më larg se një vit më parë, të cilave nuk u është tharë ende boja.

Një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin përpara si mburojë njerëzore dhe fshihet prapa tij, se mos e kap ndonjë shkop gome qorr apo ndonjë fletë arresti e reformës për drejtësi.

Një opozitë e pakapur nuk fshihet pas tymit të gomave të makinave, ndërkohë që populli vijon të jetë në burg edhe pse qeveria e ka kuptuar gjoja gabimin.

Një opozitë ballore nuk thotë në mengjes, që jemi duke ndjekur popullin e zemëruar, që po proteston, kurse në drekë e shpall ajo vetë mbylljen e protestës, duke e regjistruar si fitore, vetëm sepse qeveria u tërhoq.

Që Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj.

Tags: “timonierin”17 majBashëskuksianetpathyeshëmpatozis’harrohetzbythën

TË LIDHURA

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia
Aktualitet

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Rama: Do ketë buxhet të veçantë për barnat e rimbursueshme për pacientët me tumor
Politikë

Rama: Do ketë buxhet të veçantë për barnat e rimbursueshme për pacientët me tumor

17:58 | 12/11/2025
Rama: Buxhet i veçantë për barnat kundër kancerit
Politikë

Rama: Buxhet i veçantë për barnat kundër kancerit

17:39 | 12/11/2025
Next Post
Franca dhe Britania i vënë fshesën 82 shqiptarëve

Franca dhe Britania i vënë fshesën 82 shqiptarëve

Champions League, mallkimi i Guardiolas pas largimit nga Barça (Foto)

Champions League, mallkimi i Guardiolas pas largimit nga Barça (Foto)

Mosbindja civile/Basha, Kryemadhi dhe aleatët mblidhen në PD

Mosbindja civile/Basha, Kryemadhi dhe aleatët mblidhen në PD







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë
Bota

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

by mirseda
19:19 | 12/11/2025
0

42 emigrantë, përfshirë sudanezë, somalezë, kamerunas dhe nigerianë, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pas...

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

19:07 | 12/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

18:23 | 12/11/2025
Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

18:18 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com